Policia e Kosovës, Njësia e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me organet e tjera të hetuesisë kanë kryer sot një aksion në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.
Në një konferencë të mbajtur për media, Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Nazim Sahiti ka deklaruar se vlera e shumës së parave të sekuestruara gjatë këtij aksioni është afro 400 mijë euro.
Sahiti bëri të ditur se me këtë rast është bastisur Ministria e Bujqësisë ku në kuadër të saj është Agjencioni i Pavarur për Zhvillim të Bujqësisë si dhe disa komuna tjera në vend.
“Janë konfiskuar diku rreth 400 mijë euro. Në kuadër të aksionit janë bastisur edhe disa lokacione në Istog, Gjilan, Lipjan dhe Pejë”, shtoi ai.
Sahiti deklaroi gjithashtu se paratë u gjetën në shtëpitë e të dyshuarve për marrje dhe dhënie ryshfeti.
“Parat janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti”, ka thënë drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.