S’më ka ndodhur si këtë vit që lokalet të mos shërbejnë deri në iftar e taksitë të lëshojnë këngë fetare, thotë drejtori i Institutit GAP.
Sipas tij, këtë vit shumë locale nuk po shërbejnë deri në iftar dhe taksitë po lëshojnë këngë fetare.
“Nuk më ka ndodhë më shpesh se këtë vit me hy me ndonjë lokal e me më thanë që nuk shërbejnë deri në iftar, ose me hy në lokale ose taksi që konstant lëshojnë këngë fetare…”, ka thënë Demi.
Demi ka kërkuar që të ndalet kjo praktikë pasi, sipas tij, pronarët duhet ta kenë parasysh që operojnë në një shtet laik dhe duhet pasur parasysh që leja merret për të shërbyer për të gjithë.
Madje, sipas tij, Inspektorati i tregut do të duhej të ndërhynte dhe të inspektonte këtë praktikë të punës.
“Bizneset janë private dhe pronarët e tyre munden me mbajtë çfarëdo religjioni që dëshirojnë, por ama këto biznese operojnë sipas rregullave të një shteti laik dhe duhet të operojnë me atë orarë me të cilin kanë marr leje për operim, e duhet me llogaritë që jo të gjithë konsumatorët e tyre janë religjioz ose i takojnë besimit të pronarëve. Në një shtet laik e demokratik, inspektorati i tregut do duhej të inspektonte edhe këtë praktikë të punës së bizneseve”, ka potencuar ai.