Trajneri holandez Jaap Stam ka dhënë dorëheqjen si shefi i shtabit teknik të skuadrës Feyenoord.
Ai e bëri këtë veprim pas vetëm shtatë muajve të drejtimit të klubit.
Feyenoord, këtë sezon, i udhëhequr nga holandezi i famshëm, ka fituar vetëm tre ndeshje nga 11 sosh në ligë.
Stam debutoi kundër Ajax, duke humbur 4-0 pas vetëm 40 minutash, dhe me atë rezultat ndeshja edhe përfundoi.
Ai e filloi karrierën e tij në Reading në 2016, të cilin e braktisi dy vjet më vonë pas një fillimi të dobët të sezonit.
Feyenoord aktualisht është në pozitën e 12-të të Eredivision.
Discussion about this post