
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se është i nderur të pranojë letër urimi për festat e fundvitit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Haradinaj ka thënë se në kohën kur vëmendja e SHBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika.
Tutje në shkrimin e bërë në Facebook, Haradinaj ka thënë se marrëdhënia e Kosovës me SHBA-në, nuk është vetëm një raport bilateral ndërmjet dy vendeve, por është speciale dhe e përhershme.
“Kjo marrëdhënie e fuqishme dëshmohet edhe me këto urime por edhe më lidhjet që kemi krijuar tash e sa kohë, e për të cilat ne jemi përherë mirënjohës. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë SHBA-të”, ka shkruar Haradinaj.