Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Domosdoshmëria e një Vetëdijeje (lexo:lirie) Politike Mbipartiake!

December 10, 2020
8
SHARES
3.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Feston Hajdini

E thënë shkurt por në mënyrë kuptimplote, aksioma e famshme latine ,,bëhu i ditur të jesh i lirë”, shpjegon në mënyrë të saktë dy gjendje (raporte) të njeriut në lidhje me lirinë e vet: e para, liria e njeriut qëndron në përpjesëtim të drejtë me dijen e tij.

Shkruan: Feston Hajdini

Dhe, duke qenë sa ka një pranim të gjerë se liria më e madhe e njeriut është liria nga manipulimi e mashtrimi (liria intelektuale), atëherë kjo, rrjedhimisht dhe pashmangshëm na e shpjegon raportin dytë; se, manipulueshmëria e njeriut qëndron në përpjesëtim të zhdrejtë me dijen e tij. Ky raport pra, vlen për secilin individ, dhe, rrjedhimisht, për tërë shoqërinë si tërësi e individëve. Së këndejmi, të qenët e ditur, pra, i siguron njeriut kuptim të saktë dhe të vërtetë të ngjarjeve dhe proceseve që ndodhin tek ai dhe rreth tij, dhe ia ngushton mundësinë për të qenë i mashtruar. Janë pikërisht kuptime si këto në të cilat mbështetet tejçmimi (me të drejtë) i përhershëm i dijes dhe i shërbimit me të.

Përgjithësisht, shteti dhe pushteti shtetëror, përveç si një autoritet legjitim i përbashkët dhe i domosdoshëm për përcaktimin, rregullimin dhe organizimin jetës dhe marrëdhënieve njerëzore brenda një shoqërie të caktuar, njëkohësisht ai, përbën njërën prej zonave në të cilën shkaktohen dhe ndodhin, përveç garës dhe përplasjeve dramatike për ta arritur atë, edhe manipulimet (mashtrimet) më të mëdha.

Prania e apetiteteve të partive me në krye liderët e tyre, për ta marrë pushtetin dhe me tendencë për ta mbajtur atë sa më gjatë, në mënyrë paralele, ka nxitur një angazhim të vazhdueshëm dhe një sasi të panumërt librash, shkrimesh, fjalimesh e debatesh ndër teoricienë e mendimtar të shumtë të demokracisë në kërkim të gjetjes së formave sa më legjitime të zgjedhjes së udhëheqësve, mënyrës se si duhet të udhëheqin ata, dhe, më e rëndësishmja, mbi mënyrën e ndërrimit (largimit) të tyre.

Në esencë, nuk ka asnjë sistem në botë, në asnjë periudhë të historisë së njerëzimit dhe pushtetit politik, sado i përkryer të ketë qenë, që të ketë funksionuar mirë në mënyrë automatike dhe të pavarur nga ndërgjegjja dhe vetëdija njerëzore. Sistemet në të cilat udhëheqësit vijnë në pushtet, qeverisin me përgjegjësi dhe largohen me përfundim të mandatit janë produkt i një niveli të lartë të kuptimit dhe vetëdijes qytetare mbi çështjet e sipërpërmendura. Ky është edhe një nga dimensionet që i ndan shtetet në ‘të zhvilluara’ dhe ‘të pazhvilluara’.

Në shoqërinë tonë, përpjekjet për ta mbuluar dhe penguar vetëdijen qytetare kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin më të dukshme dhe më të forta se përpjekjet për ta çliruar dhe zhvilluar atë. Meqë, ata që e kërkojnë pushtetin synojnë edhe mbajtjen sa më gjatë të tij, rrjedhimisht, ata, priren edhe në kërkim të mjeteve që e mundësojnë atë. Ndër çështjet në të cilat është manipuluar dhe ua ka mundësuar jetëgjatësinë e qeverisjeve pa përgjegjësi dhe pa llogari janë kuptimet mbi shumësinë (pluralizmin) partiake dhe të drejtën e votës, respektivisht, peshën e saj, si parime dhe imperativë të demokracisë.

Manipulimi me këto parime ka ndodhur dhe qëndron në krijimin i perceptimeve plotësisht të pasakta ose të shtrembëruara në lidhje me kuptimin e tyre dhe ngjizjen e tyre në mendjet e njerëzve. Si pasojë e këtij manipulimi, shumësia partiake u është paraqitur si ofertë për rreshtim pas një partie të caktuar dhe për t’i lidhur ata emocionalisht dhe në mënyrë absolute me partinë në emër të bastioneve, lokalizmave dhe gjërave të tjera; duke u munduar t’i mveshin partisë edhe elemente shenjtërie saqë ndërrimi eventual i saj është cilësuar me humbje të turpit e burrërisë.

Më tej, është krijuar perceptim (imazh) zhvlerësues i votës në aspektin e peshës dhe fuqisë së saj për t’i ndërruar qeveritarët dhe për ta ndryshuar mënyrën e qeverisjes me punët e tyre. Në këtë mënyrë, vota është parë si një mall që bart mundësi për përkthim të saj në përfitim material të ngushtë personal; si objekt shitblerjeje i kundërvlerave të ndryshme, duke filluar nga ato më qesharake por më të lartat si: ‘një votë për një kerr dru’ deri tek ato më të volitshmet (për partitë), 5 euro.

Një kuptim i tillë mbi partinë, përkatësinë partiake dhe votën, u siguron synuesve të pushtetit klientelë votuese stabile dhe rrjedhimisht stabilitet (vazhdimësi) në pushtet pa e çarë kokën për përgjegjësi apo llogari dhe pa pasur nevojë të ndryshojnë. Dhe me tej, kjo e sjellë gjendjen kur individët, duke e hetuar ose jo, shndërrohen në të atillë që, E. La Botie, i quan me termat ‘skllevër vullnetarë’ dhe ‘skllavëri vullnetare’.

Pikërisht kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë frika dhe shqetësimi bazë i të gjithë atyre autorëve të cilët tërheqin vërejtjen për keqpërdorimin e mundësive që ofron demokracia. Në mungesë të një vetëdije të tillë, mundësitë dhe përparësitë që ofron sistemi demokratik shndërrohen në iluzion.

Mirëpo, e vërteta është se, shumësia partiake dhe e drejta e votës, si dy nga parimet themelore të demokracisë, janë ideuar dhe ekzistojnë jo thjeshtë si mundësi për tu rreshtuar mbas njërës parti dhe për të votuar për kandidatët e saj, por, në esencë ato janë ideuar si mjete dhe mundësi në duar të popullit, për tu mbrojtur nga qeverisjet e korruptuara dhe autokratike të udhëheqësve të tyre.

Dita e zgjedhjeve, siç e thekson K. Popper, duhet të jetë dita kur qeverisjes aktuale i bëhet gjyqi, e jo një ditë në të cilën vetëm legjitimohet një qeveri e re. Vetëdije politike bipartiake dmth pjekuria se orientimi partiak dhe përkrahja e një partie nuk bën të jenë absolute, dhe se bindja politike ndaj një partie a individi tërhiqet posa partia apo individi në pushtet të korruptohet, devijon apo dështon në përmbushjen e dobive të përgjithshme të shoqërisë.

Në këtë mënyrë, thirrja kryesore drejtohet tek të diturit; detyra parësore dhe përgjegjësia për zgjimin dhe zhvillimin e vetëdijes së përgjithshme qytetare bie mbi ata njerëz të dijes, të cilët në mesin e shoqërisë janë të dëshmuar për dije dhe objektivitet. Ata duhet të angazhohen dhe të shkruajnë e të flasin; të ndërrmarrin iniciativën për vetëdijesim dhe ndërgjegjësim të qytetarit; për çlirimin e tij nga klishetë dhe konstruksionet manipulative me destinacion izolimin dhe kontrollimin e tij intelektual. Në të kundërten, ata nuk e meritojnë këtë epitet, dhe herët a vonë, do të mësohet se kujt i shërbenin!

ShareTweet

Related Posts

Si të dilet nga kjo gjendje traumatike që ka kapluar Kosovën dhe kush është shkaktari i saj?

July 5, 2022

Ndalimi i fuqisë prapavepruese të ligjit dhe zbatimi i ligjit më të favorshëm në rastin e dënimit të G. Stanishiq!

October 15, 2021

Raka: Kur as COVID-i nuk arriti t’i bëjë bashkë partitë, s’e di se kush do t’i bëjë!

June 7, 2021

Këta janë emrat e politikanëve që privatizuan asetet e Kosovës ‘më lirë se falë’: Si shkonte procesi i privatizmit në Kosovë?

May 28, 2021

Mustafë Bajrami i bënë një përshkrim të dhimbshëm politikës dhe diplomacisë kosovare!

May 25, 2021

A më shumë i duhet politika intelektualit, apo intelektuali politikës?

May 23, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.