Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Domosdoshmëria e daljes nga ndikimi ideologjik i marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë!

June 26, 2022
4
SHARES
1.4k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Marrëdhëniet shtetërore të Shqipërisë londineze me Kosovën si etnitet kombëtar e më vonë edhe shtetëror, fatkeqësisht janë përcaktuar nga premisat ideologjike.

Shkruan: Ardian Haxhaj

Thënë më konkretisht, pas krasitjes që i bënë fuqitë e mëdha Shqipërisë etnike, duke ia shkëputur më shumë se gjysmën e trojeve të saj, i mbetur shtet xhuxh, i traumatizuar nga fqinjët hegjemonë, me logjikën e strucit dhe të inferioritetit të tepruar, u mundua të mbijetojë pa ua prishur terezinë fqinjëve hegjemonë që u zgjeruan në kurriz të territoreve të saj.

Një goditje tragjike marrëdhënieve të shtetit të Shqipërisë londineze me vëllezërit e mbetur jashtë kufijve i dha përqafimi ideologjik i komunizmit serbo-ruso-sllav nga eksponentët komunistë shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ideologjia komuniste që u përqafua nga komunistët shqiptarë të Shqipërisë londineze (por, jo vetëm) i la anash interesat nacionale, madje u shpalli luftë atyre. Partinë Komuniste të Shqipërisë e formuan emisarët serbë, duke e përzgjedhur edhe hierarkinë e saj në krye me Enver Hoxhën. Nuk është as rastësi, as çudi që emisarët serbë gjetën mbështetje kryesisht në Shqipërinë e jugut, pasi që pjesa veriore dhe verilindore e trojeve shqiptare ishin në armiqësi tashmë shekullore me serbët dhe ua dinin mirë hiletë.

Shqipëria londineze nën udhëheqjen e komunistëve shqiptarë të përzgjedhur nga emisarët serbë dhe të ndihmuar drejtpërdrejt prej tyre, e zbatuan linjën terroriste të asgjësimit të oponencës politike e ideologjike, duke shkaktuar luftë civile, duke i ndihmuar serbët në nënshtrimin e Kosovës (brigada III dhe V e Shqipërisë nën komandën e Ramiz Alisë dhe Shefqet Peçit), duke e shkatërruar krejtësisht inteligjencën e atëhershme shqiptare dhe duke e rrënuar në qenie embrionin e familjes.

Me qindra e mijëra instruktorë serbë i kanë ndërtuar nga e para të gjitha institucionet e ministritë (1944-1948) me emblemën e shtetit shqiptar, duke mos lënë në këmbë njeri që mendon dhe vepron jashtë gardhiqeve serbo-komuniste.

Rezultati gjysmëshekullor i terrorit dhe izolimit monist e la Shqipërinë londineze të demoralizuar ekonomikisht, etnopsikologjikisht dhe politikisht. Si pasojë e rrënimit të inteligjencës, asgjësimit sistematik të çdo zëri opozitar, shkatërrimit sistematik të familjes dhe të pronës private, gjeneratat që dolën në pluralizëm mbeten si pula pa krye. Edhe pas kalimit të tri dekadave pas shkërmoqjes së komunistëve dhe sistemit të tyre, Shqipëria po lëngon nga keqtrajtimi institucional, menaxherial dhe shoqëror që ia bëjnë udhëheqësit e vet.

Një shtet si Shqipëria, ku krimi i organizuar për kokë të banorit është në toplistën e shteteve në Evropë dhe botë, një shtet si Shqipëria ku vrasjet mafioze kryhen si në një vend pa shtet, një shtet si Shqipëria ku varfëria e përgjithshme shkon duke u përkeqësuar dhe atë në një ndër vendet më të favorshme gjeografike në botë me pasuri natyrore të shumta, vetëm sa e dobëson Kosovën e plagosur nga mospërmbyllja e konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Kur i shtohen kësaj edhe ndërhyrjet dhe mbajtjet anë në politikën e brendshme të saj nga qeveritë e Shqipërisë, lëndimi është edhe më i madh.

Njëjtë kanë vepruar e veprojnë edhe ata shqiptarë të Kosovës kur përgjatë dekadave të kaluara e deri tash kanë marrë e marrin anë dhe përzihen në punët e shtëpisë të vëllezërve të tyre, duke u munduar t’u tregojnë se kë duhet përkrahur dhe votuar. Sa herë që Shqipëria londineze ka ndërhyrë dhe ka marrë anë në çështjet e brendshme politike të vëllezërve të vet në Kosovë, ua ka ngulur thikën në loçkë të zemrës. Sa herë që Kosova përmes dritëshkurtërve të vet ka marrë anë në çështjet e brendshme politike të vëllezërve të vet në Shqipërinë londineze, ua ka ngulur thikën në palcë të kurrizit.

Batutat megalomane të kreut institucional të Shqipërisë londineze, për t’u shfaqur e dukur superior e për ta dominuar çdo debat, nuk korrespondojnë aspak me realitetin e shtetit që e përfaqëson. Krenarë duhet të jenë ata krerë institucionalë, burrështetas, që i përfaqësojnë shtetet, shoqëritë e ekonomitë e zhvilluara, ku njerëzit jetojnë me dinjitet e të mbrojtur nga ligji. E si mund të shitesh mend kur e përfaqëson një vend, një shtet e një shoqëri të rrënuar e të nëpërkëmbur, ku i madh e i vogël mundohen të largohen për të shpëtuar nga mizëria e atdheut të vet?! Vetëm gjeli këndon maje plehu me krenari!

Nuk ka kohë më që marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve shqiptare të karakterizohen nga egot personale, nga deklarimet e qëndrimet sharlatane e adoleshente, as nga ato ideologjike. E aq më keq kur ndërmjet tyre ndërhyjnë interesat e vendeve jomiqësore … Interesat e të dy shteteve shqiptare janë përtej udhëheqësve të përkohshëm institucionalë.

Tekefundit, Shqipëria londineze i ka shpëtuar shpërbërjes dhe copëtimit nga fqinjët hegjemonë si rezultat i këmbënguljes së shqiptarëve në trojet etnike për të mos u nënshtruar dhe asimiluar, që për më shumë se një shekull kanë bërë luftë për të mbijetuar në kuptimin demografik dhe etnik dhe ia kanë arritur qëllimit. Fuqitë e mëdha i kanë përmbajtur mësymjet hegjemone të fqinjëve duke ua kujtuar se kanë marrë tepër territore shqiptare që nga Nishi, Prishtina, Prizreni, Shkupi, Tetova, Gostivari, Struga, Ohri e deri në Prevezë …

Edhe Kosova dhe pjesët e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi kanë mbijetuar duke e marrë për bazë se nuk janë të vetëm, por që e kanë gjysmën e shtetit të tyre gjallë. Kjo i ka mbajtur gjallë në kuptimin moral dhe kombëtar. Si vëllezërit siamezë, që njëri nuk bën pa tjetrin.

ShareTweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.