Tregimi është i vërtetë. Personazhet janë reale, disa janë ende gjallë e disa tani më kanë vdekur. Krejt ngjarja zhvillohet në Spitalin e Gjilanit në një kohë relativisht të gjatë.
Shkruan: Dr. Besim Guda
Një pasdite vjeshte, kur shiu binde si gjilpëra, kur i ftohti troket në derë, por ti ende nuk ke deshirë të futesh brenda, e kërkon edhe me tutje një cop vere, një rreze dielli kudo të jetë ajo, isha ulur në karrigen e mjekut kujdestar dhe pritja vizitën e radhës. Kur pa një pa dy, dikush hapi derën me shpejtësi. Tre njerëz u futen në dhomë. Një grua me shami, një gjatësie mesatare, e dobët në dukje, një hundë pak më të gjatë e të skuqur që mbante për krahu një mesoburrë, i cili kishte në kokë një qese najloni, sigurisht për mos ta lagur shiu, dhe një shami koke burrash. Baba plak i imi i thoshte” shervete”.
Prapa tyre ecte një djal i dobët rreth të 18-tave që kishte disa letra në dorë, sigurisht pak dokumentacion mjekësor që shumica e shqipëtarëve e kemi dhe e marrim me vete, dhe eventualisht ndonjë udhëzim nga mjekësia familjare. I përshëndeta dhe fillova kontrollin rutinorë që bëja zakonisht në situatë të tilla. Thirra teknikun që ishte pergjegjes për të bërë EKG-n dhe e luta që t’i bëjë një EKG pacientit. Per çudi pacienti u përshëndet përzemërsisht me teknikun dhe fitova bindjen se ata njiheshin mes vete për një kohë më të gjatë. Pas EKG-se, ishte e rrugës që të njejtit t’i bëjë një injeksion, me shpresë që gjendja të permirsohej në fund të terapisë. Nuk i ordinova terapin e njejtë që kishte marrë disa ditë më par, por i përshkrova diçka tjetër, ndoshta sepse tani zotroja një njohje më të mirë të EKG-së, se muaj e vite më parë. Gjendja e pacientit u përmirsua shumë shpejt dhe i njejti u ndje shumë mirë. Mu falenderua me fjalët më të mira që mund të kishte zgjedhur të përcjella edhe me gjestikulacione të veçanta. U ndjeva mirë dhe disi krenar. E kam kuptuar kaherë këtë filozofi, edhe plakun 100 vjeçar kur e lëvdroni ndjehet mirë. Iku dhe u përshëndetëm si njerëz që tash veq njiheshim. Posa doli ai, takova teknikun dhe e pyeta se cili ishte ai njeri?
Më tregoi se ishte një pacient që vinte shumë shpesh në emergjencë dhe se kishte zakon ashtu me fjalë të mëdha e me zhurmë të falenderonte sejcilin mjek, por ja që unë nuk e kisha takuar në kujdestaritë e mia. U ndjeva i lehtesuar, por nuk ndjeja të njejtën krenari si në fillim pas falenderimit, ngase ai bente të njejtën gjë me të gjithë. Njeriu në egon e vet kultivon ndjesin që falenderimet për të duhet të jenë më të mëdhat dhe gjithsesi të veçanta. Me kalimin e muajve dhe viteve, situata ndryshoi. Pacientit tani ishte rënduar, gjendja e përgjithshme bëhej më e keqe . Iknin vitet, e ai kishte bërë një moshë mjaftë të shtyer dhe për çudi sikur më percillte mua, rregullisht vinte në kujdestarinë time.
Zgjidhte fjalët nga më të mirat për të më falenderuar. Sa here më shihte thoshte “u nisa për tatli e gjeta bakllavë”. Bëja atë që dija të bëja më së miri, ndërsa muhabetin nuk ja ndalja kurrë, e dëgjoja edhe kur isha i lodhur, po ja që ai kishte nevoj shumë te fliste. Dhe filloi një lidhje e çuditshme mes mjekut dhe pacientit. Krijohen këso realacionesh në punën tonë. Pacientin e pranoja shpesh në spital dhe i ofroja ndihmë aq sa dija dhe mundesha, e ai në anën tjtër ishte shumë i kënaqur me atë që bëja unë. Ishte në grupin e atyre që qëndronte dobët materialisht, por shpesh një dardhë ,një mollë apo edhe një lëng boronice më detyronte t’i mirrja. Ndjehesha keq në këto momente, por ja që nuk doja t’ia prishja qejfin. Vazhdonin kështu ditët e muajt e besa edhe vitet. Kishte bërë zakon të më përqafonte shumë dhe gjatë, me mitonin e tije të gjerë e të vjetër që kundërmonte erë duhani, nuk ndjehesha mirë por nuk kisha si t’ia bëja. Gjatë bisedave kur qendronte në spital, shpesh më dukej i çuditshëm. Tregonte shpesh për histori të veçanta dhe ngjarje të cilat unë nuk i kisha dëgjuar. Perdorte shprehje nga më të ndryshmet.
Nganjëher përdorte edhe fraza të cilat vetëm intelektualet i thoshin, por përgjithsisht muhabeti ishte i thjeshtë e miqësorë. E ngacmoja nga pak, sidomos për plaken, po vetëm shikonte dhe nuk fliste, ofshonte nganjëhere. Një ditë prej ditësh, kishte ardhur në emergjencë për të kërkuar ndihmë, e kishte gjendjen shumë të rënduar. Kishte përmendur emrin tim (edhe pse ne doktorët nuk kemi dëshirë me na permend emrin e kolegut kur ne jemi në detyrë, qështje delikate kjo , po ja që ai nuk e dinte) dhe kolegu në detyrë e kishte pranuar për trajtim në sptal, dhe prapë kishte rastisur të sistemohej në dhomën të cilën e udhëheqja unë. Të nesërmen, ora 7.30 të mëngjesit si zakonisht fillova vizitën nga dhoma ku ishte ai . I përshëndeta të gjithë . Aty ishin tre shtretër, dhe sjellja ime mundohesha të ishte e balancuar, për mua ata pacientë të gjithë ishin njësoj, edhe pse mund të kesh një përafrim me ndonjerin prej tyre, për arsye nga më të ndryshmet. Pacienti im ishte i vendosur në krevatin e mesëm.
Kur më pa u gëzua shumë. Edhe më tutje mbante shervetën në kokë, gjendja e tij ishte më e rënde se zakonisht, por ai nuk donte ti’a dinte fare. E vazhdonte muhabetin me zërin e tij të lartë si edhe më parë, edhe pse kohë pas kohe kishte vështirësi në frymëmarrje dhe një kollë e thatë e pengonte në të folur. Kishte zënë pozitë të detyruar ulur në shtrat, edhe pse nuk ankohej shumë, dukej sheshit se nuk ishte mirë. Këmbyem fjalët e zakonshme, dhe ndonjë fjalë nga bisedat e më herëshme. Nuk u ndala shumë tek krevati i tij që të mos krijoj përshtypje te të tjerët se po beja ndonjë dallim në trajtimin e tyre. Duke dalur nga dhoma, motra që ishte në vizitë me mua iku më shpejtë, mbeta vetëm unë me pacientët. Pa pritmas, para se të dilja nga dhoma, pacienti im me zë të ngritur më tha? “O Dr. Besim, po kriminel je bre”. Shikova reagimin e dy pacientëve të tjerë, ata fare nuk e kishin mendjen se çfarë thoshte shoku i tyre i dhomës. Dola shpejt nga dhoma, por shumë i mërzitur dhe i shqetësuar. Nuk vazhdova vizitat në dhomat tjera.
Një kolegë tjetër i mori për obligim. Në ambulancë ku punojnë teknikët, më ofruan një kafe. Pranova, u ulu në një cep të karriges afër dritares dhe po mendoja. U ngrita nga larg pash paqyren, isha zbehur. Kisha filluar të djersija, por askush për fatin tim nuk e vërente këtë. Çfarë mund të kishte ndodhur? Pacienti që betohej në kokën time, për një moment kishte ndërruar i tëri. Mendoja për vete, të kam bërë unë ndonjë gabim. Ta kam ofenduar atë apo ndokend nga familja e tij. Nuk mund besoja fare. Dhe për një moment isha bërë kriminel. Nuk gjeja as edhe një shpjegim logjik. Dëshiroja të shkoja sa më parë ta pyesja pse me tha ashtu, por kisha disi frikë. Vendosa që posa të zbrazen pacientët dhe posa kolegët e teknikët të shpërndaheshin, t’i ofrohesha te krevati dhe ta pyesja, se çfarë kisha bërë që më kishte quajtur kriminel. Nuk vazhdoi shumë, dhe mu krijua situata.
U futa në dhomën e tij, por për fatin tim të keq aty ishin edhe dy pacientët e dy krevateve tjerë. Ta pyesja apo të pres një rast tjetër më vonë. Mora dokumentacionin mjekësorë dhe po bëja sikur po kontrolloja diç. Për një moment nuk u durova dot. I thashë: O bac, a më tregon të lutem, po çfarë të kam bërë bre unë ty apo dikujt tjetër që më quajte kriminel. Rrezikova të më dëgjojnë edhe pacientët e tjerë të dhomës, po ja që nuk kisha vehten nën kontrollë, kisha humbur torruan fare. Kur i thash ashtu, prita reagimin e tij me urrejtje dhe nervozë.
Ai nuk e beri asnjëren as tjetrën, ashtu si thon nuk e prishi tymin e cigarës, dhe ma ktheu, shumë qetë ,bile me një nënqeshje të gjatë ,po de kriminel je , je më I miri , je më i pari , je më i zoti, më i mençuri, dhe mas punëtori , me pas punu ti në Amerikë dhe “kriminalcat” dhe “ mafiashat” ma të fort ti i kishe zënë dhe i kishin fut në burgë. Mora frym thellë, u lirova, kuptova që pacienti im nuk dinte kutpimin e fjalës kriminel. Nuk fola më tepër dola nga dhoma me një buzëqeshje te lehtë , me mendimin si do tu tregoj miqve të mi për kriminalitetin tim. Atë natë , gjendja e tijë ishte keqësuar edhe më tutje. Gruaja e tijë, kur e takova në mëngjes më tha se të ka kërkuar disa here natën.Para mengjesit shpirti I tijë e kishte lënë për gjithmon. Kur mora vesh syt mu mbushën me lot. Thash me vete, ja dikush që ju quan kriminel ju keni mërzi dhe qani për të.
Të dashur miq! Ky tregim është për njeriun. Është për natyrën e tij, për ndjenjat, për emocionet, për raportet e tij me të tjerët. Ky është më shumë tregim për shpirtin se për gjithçka tjetër. Për shpirtin dhe reagimet që ai bënë. Mos u çuditni në reagimin e askujt, ai është individual dhe autonom.