Ish-deputetja e grupit parlamentar të VV-së nga lista Guxo, tashmë pjesë e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelilit, ka folur për herë të parë pas largimit të saj që nxiti shumë reagime.
Ajo ka thënë se dorëheqjen nga Guxo e ka dhënë më 5 gusht, duke e njoftuar Faton Pecin dhe Donika Gërvallën, tashmë kryetarë të kësaj partie.
Kica-Xhelili është bërë deputetja më e përfolur në dy ditët e fundit, pas vendimit të saj për të kaluar në LDK. Ajo, sonte, për herë të parë po rendit arsyet e daljes së saj nga partia ku e nisi karrierën politike.