Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Shkencë Kulturë

Do të shokohet historia shqiptare, mbërrijnë në Shqipëri rreth 350 mijë dokumente të periudhës osmane!

August 30, 2019
159
SHARES
1.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Arkivat Osmane
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, në një konferencë për mediat, tha se rreth 350 mijë dokumente me rëndësi historike kanë ardhur nga Stambolli, të cilat shumë shpejt do të jenë në dispozicion të historianëve, transmeton Gazeta Mejdani.

Në Shqipëri kanë mbërritur qindra mijëra dokumente në formë dixhitale të periudhës osmane dhuruar nga Arkivi Osman në Stamboll pranë Arkivit Shtetëror Presidencial të Republikës së Turqisë, që nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë do të ofrohen së shpejti për studiuesit, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, në një konferencë për mediat, tha se rreth 350 mijë dokumente me rëndësi historike kanë ardhur nga Stambolli, të cilat shumë shpejt do të jenë në dispozicion të historianëve.

“Më shumë se 350 mijë fletë dokumente që datojnë nga shekulli 15-të deri në çerekun e parë të shekullit 20-të mbi Shqipërinë dhe shqiptarët janë marrë nga Arkivi Qendror i Perandorisë Osmane me qendër në Stamboll në formë dixhitale, falë marrëveshjes së bashkëpunimit që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka me Arkivin Qendror të Stambollit. Kjo përbën përafërsisht gjysmën e të gjithë dokumenteve që Arkivi i Stambollit ka mbi Shqipërinë dhe shqiptarët dhe pjesa tjetër pritet të merret shumë shpejt”, theksoi Bido.

Sipas tij, pjesa më e madhe e dokumenteve i përkasin shekullit të 19-të dhe 20-të ku tregohet për zhvillimet në Perandorinë Osmane në territoret e banuara nga shqiptarët, për reformat, dokumentet për çështje fetare, arsimore, dhe për çështje të tjera.

Ai tha se dokumenti më i vjetër daton më 8 shkurt 1455 dhe është një regjistër që përfshin timare në Rumeli, ku përfshihen dhe qytetet shqiptare si Prizreni, Janina dhe Elbasani.

“Edhe pjesa tjetër e materialeve janë shumë të rëndësishme, janë shkresa, urdhëresa, fermanë që japin një pasqyrë mbi zhvillimet politike dhe shoqërore të shqiptarëve në Perandorinë Osmane. Ndër të tjera ka të dhëna biografike për Ismail Qemalin, si nëpunës i administratës osmane”, tha Bido.

Bido më tej theksoi se “Ky pasurim përben përpjekjen disavjeçare të Arkivit Shqiptar. AQSH (Arkivi Qendror Shtetëror) përmban sot jo vetëm tërësinë e historisë dokumentare të Shqipërisë dhe shqiptarëve pas pavarësisë, por edhe tërësinë e dokumenteve, të Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë periudhës osmane, me përjashtim të dokumenteve pronësore”.

Ndërkohë, me ndihmën e shtetit turk, vazhdon procesi i dixhitalizmit të dokumenteve osmane që ndodhen në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë./Gazeta Mejdani/

Share157Tweet

Related Posts

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë!

January 17, 2022

Rama takohet me Blinken sot në Bruksel!

June 13, 2021

Numërohen mbi 31% votave! PS e para në 9 qarqe, PD në 3! KQZ shpall PS-në fituese në njësinë 10 në Tiranë!

April 26, 2021

Publikohet videoja e sulmit me thikë brenda xhamisë në Tiranë!

April 23, 2021

Pse duhet me qenë konservator!

March 24, 2021

Sa ‘vota’ ka Erdogan në Shqipëri?

February 15, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.