
Një grua në Pejë është sulmuar fizikisht nga djali i saj, më 23 maj, shkruan Gazeta Mejdani.
Mësohet nga burimet brenda Policisë se i dyshuari është arrestuar dje, rreth orës 13:00.
Sipas të njëjtave burime, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për “dhunë në familje”.
Pothuajse në shumicën e rasteve të dhunës në familje që raportohen gjithandej nëpër Kosovë, viktima janë gratë.