
Shqipëria po përballet me momente shumë të vështira, sepse ajo është goditur nga tërmete tejet të fuqishme gjatë orëve të para të mëngjesit, shkruan Gazeta Mejdani.
Një u shkaktua në orën 03:55 me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatkeqësisht shumë viktima.
Tashmë numri i viktimave ka arritur në 15, ndërsa njoftohet se janë 600 të plagosur.
Tashmë gjithë Shqipëria është në zi, teksa në ndihmë po i del edhe Kosova dhe gjitha vendet mike.
Në Thumanë vazhdon të jetë gjendja më dramatike, me më shumë viktima teksa pak minuta më parë pa shenja jete u u nxor edhe trupi i një foshnje.
Gjendje thuajse e ngjashme është edhe në Durrës. Pas lëkundjes të fortë 6.4 ballë thuajse të gjithë qytetarët dolën në rrugë, shumica u larguan me automjete në zona të parrethuara nga ndërtesa, duke krijuar një situatë kaosi edhe në rrugë. Qytetet si rrallë herë u zgjuan jo nga lindja e diellit, por nga goditjet e forta sizmike./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post