Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Dinamikat e brendshme të VV’së dhe LDK’së për të formuar Qeverinë!

December 17, 2019
149
SHARES
5.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Shkodran Ramadani

Gjatë kohës sa ishin në opozitë, LDK-ja dhe VV-ja arritën të krijojnë një klimë të mirë për bashkërendimin e veprimeve. Qeveria Haradinaj me korrupsionin e saj dhe dështimet në politikën e jashtme dha me bollëk material për të ndezur opozitarizmin në Kosovë. Tema e ndryshimit të kufijve i afroi edhe më shumë këto dy parti që për shumë vite kishin një relacion të tensionuar.

Shkruan: Shkodran Ramadani

Bashkëpunimi mes LDK-së dhe VV-së tejkaloi stadin opozitar dhe mori trajta të një koalicioni në inkubator qysh para zgjedhjeve. Kur ishte qartësuar se VV-ja dhe LDK-ja tani ishin duke bërë plane për një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve, Albin Kurti i shkroi një letër të hapur Isa Mustafës për domosdoshmërinë e një koalicioni parazgjedhor.

Sinergjia e krijuar para zgjedhjeve dhe gjatë fushatës zgjedhore ka përafruar partitë në fjalë. Por dallimet e mëdha mes tyre kanë pritur në sfond gjithë kohën për të nxjerrë kokën. Tash është radha e tyre.

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që kanë përfunduar zgjedhjet, por dy partitë për të cilat u krijua përshtypja se shpejt do të merren vesh duket se nuk janë edhe aq afër sa mendohej. Afatet kushtetuese nuk janë tejkaluar ende, por entuziazmi është zbehur, kurse “muaji i mjaltit” ka përfunduar.

Tani PAN-i nuk është më që t’i bëjë bashkë. Ai u mposht bindshëm. Partneriteti tani nuk duhet të ndërtohet mbi opozitarizmin kundërshtues, por mbi partneritetin bashkëpunues.

Tash është koha që LDK-ja dhe VV-ja të tregojnë vendosmëri për t’i dhënë fund kësaj sage. Mirëpo sot këto dy parti janë më larg se që kanë qenë në ndonjë ditë në vitin e fundit. Derisa programet e dy partive ideologjikisht të ndryshme “u harmonizuan” shpejt dhe pa ndonjë vështirësi, problemet lindën kur në tavolinë u hodh zari i posteve. Kur u hap tema e ndarjes së pushtetit, fluska e iluzionit të afrisë shpërtheu dhe tensionet dolën në pah.

Për të parë këtë humnerë të madhe mosbesimi mjafton të dëgohen deklaratat e anëtarëve të partive gjegjëse dhe kërcënimet e tyre me zgjedhje të reja në rast se nuk arrihet marrëveshje. Përfundi gjithë përpjekjeve për t’u afruar dhe spektaklit në përkushtimin e tyre për të ofruar shpresë, gjatë gjithë kohës kanë vluar dallimet e shtresuara ndër vite dhe që burojnë nga profili i tyre organizativ, kadrovik e ideologjik.

Në njërën anë, si shumica e partive populiste, VV-ja ka homogjenitet të skajshëm brenda, ku diferencat shkrihen në figurën e liderit dhe ku divizionet kolapsojnë brenda shembëlltyrës së tij. Në këtë pikë kryetari i VV-së është pikëprerje ku transhendohen të gjitha elementet e brendshme.

Në gjuhën e marrëdhënieve ndërkombëtare, në VV ka rend unipolar dhe Kurti virtualisht është burimi i vetëm i fuqisë që rregullon gjithë sjelljen e organizatës. Vetëvendosja është e albinizuar, kurse Albin Kurti është i vetëvendosizuar. Kurti është parashenja identitare e VV-së. Vetëvendosje dhe Albin janë emra të ndërshkëmbyeshëm dhe sinonime. Ai është hegjemon që homogjenizon partinë në të cilën nuk mund të sfidohet nga brenda.

Për të shmangur mundësinë e lindjes së ndonjë lideri të ri në parti, VV-ja ka ndryshuar statutin në pika: (i) tani kryeministri mund të jetë edhe kryetar i partisë dhe (ii) Kurti mund të jetë kryetar i VV-së më shumë se dy mandate. Aventurat si ajo me Visar Ymerin i përkasin të kaluarës. Kurti nuk rrezikon më. Tani ka ndërtuar një gardh të pakalueshëm rreth vetes.

Në anën tjetër, LDK-ja është shumë më heterogjene, me një pluralizëm ku bashkëjetesa është e vështirë. LDK-ja është një grup i koalicioneve. Kryetari nuk është pikë ku shkrihen dallimet, por ku forcohen ato dhe ku shpesh përshkallëzojnë në tensione që cenojnë kohezionin e brishtë.

LDK-ja është në rend multipleks me shumë qendra të ndikimit dhe kryetari nuk është hegjemon i pasfidueshëm. Përveç udhëheqjes dhe prodhimit të tensioneve, ai luan edhe rolin e koordinatorit që balancon dhe menaxhon interesat e shumta.

Derisa VV-ja është pothuajse monolite, LDK-ja është policentrike. Me forcimin e Osmanit, LDK-ja nuk ka treguar se ka kapacitete të mjaftueshme demokratike për menaxhimin e dallimeve. Ka disa vite që LDK-ja vlon në brendi dhe me mjaft probleme arrin të mbajë bashkë veten.

Pas ndarjes VV-ja ka homogjenizuar radhët e veta, kurse LDK-ja është bërë më komplekse në pluralizmin e saj të brendshëm. Deri tani ky trend e ka favorizuar VV-në dhe Kurti qysh në letrën e tij drejtuar Mustafës ka filluar të eksploatojë këtë dobësi të LDK-së.

Ai qëllimisht i ishte drejtuar Mustafës e jo Vjosa Osmanit, për t’u treguar qytetarëve se kush në fakt merr vendimet në LDK. Me një veprim të tillë ai dobësoi pozicionin e Osmanit para qytetarëve dhe dha një argument se LDK-ja është ende ajo e vjetra, kurse ndryshimi vjen vetëm me VV-në.

Kurti finok zmadhoi diferencat ekzistuese në LDK dhe nxiti fërkime mes gardës së vjetër dhe të re. Në njërën anë ai nëpërmjet takimeve me Mustafën i tregon Osmanit dhe qytetarëve se timoni i LDK-së është në duart e triumviratit Mustafa-Veliu-Haziri.

Në anën tjetër, ai duke flirtuar me Vjosa Osmanin përmes takimeve joformale e “spontane” i dërgon Mustafës sinjal se kush në LDK është i dëshiruar nga qytetarët. Përmes Osmanit Kurti e rritë presionin publik mbi LDK-në për të hyrë në koalicion sipas kushteve të VV-së.

Ky avantazh i Kurtit nuk është thjesht pasojë e inteligjencës së tij. Rrethanat i japin terren për aventura të suksesshme taktike. Realitetet e brendshme në këto parti e vënë VV-në në pozicion më të favorshëm, ku Kurti mund të jetë lojcak.

Të gjitha këto bashkë e kërcënojnë LDK-në që rivalitetet akute t’i shndërrohen në fraktura të brendshme, kurse VV-ja pritet të bëhet edhe më kompakte nën çadrën populiste.

Nëse LDK-ja nuk ezauron këta antagonizma, ajo do të vazhdojë të rrëshqet drejt zgripit të skëterrshëm të dezintegrimit.

Ky skenar nuk është ende real, por duke u thyer së brendshmi, LDK-së i zvogëlohen kapacitetet politike, i ulet funksionaliteti dhe i vështirësohet vendimmarrja. Dikujt mund t’i duket hiperbolike dhe groteske kjo panoramë e LDK-së, por nëse nuk arrijnë të gjejnë shpejt një zgjidhje, prospektet për përtërirje zbehen dhe spektri i shpërbërjes bëhet gjithnjë e më iminent.

Share5Tweet

Related Posts

Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja s’e votojnë marrëveshjen midis Kosovës dhe SHBA-ve!

December 30, 2021

Isa Mustafa s’mund ta harrojë dot humbjen e 14 shkurtit: Sivjet në dimër do nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!

December 23, 2021

Ofenduese/ Isa Mustafa e sulmon Presidenten Osmani në baza personale!

December 20, 2021

Përparim Rama e pranon botërisht: Kam la enë në Londër!

November 17, 2021

Isa Mustafa sulmon rëndë Vetëvendosjen: Janë mashtruesë, ‘Guxo’ ka mbetur kurkund!

November 16, 2021

LDK në Gjilan pëson humbje të rëndë, mposhtet Lutfi Haziri, fiton Alban Hyseni!

November 14, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.