Nga fillimi i grevës në arsim, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, nuk ka reshtur se folur për cilësinë e dobët në sektorin e arsimit. Madje, ai nuk ka hezituar t’i quajë analfabet (ose analfabetë funksionalë) ata që po organizojnë greva në këtë sektor.
Por,deputeti ka ‘harruar’se dikur si nxënës i gjimnazit në Ferizaj nuk i kishte punët mirë me mësime. Dëftesat e shkollës së mesme tregojnë se ai ishte – e pakta të thuhet – nxënës i dobët.
Gazeta Nacionale ka siguruar dëftesën e vitit të tretë të shkollës së mesme për z. Basha, në të cilën shihej se atij i ishte mbyllur një njësh (1). Nota e dobët i ishte vendosur në lënden e Biologjisë dhe kjo kishte bërë që në këtë vit ai të mbetej në provim. Tek pas riprovimit këtë notë e kishte bërë dysh (2).
Kjo kishte ndodhur në vitin 1997, kur Basha kishte qenë tetëmbëdhjetë vjeçar.
Por, njëshi në Biologjisë nuk ishte e vetmja notë e dobët.
Basha shpesh prezanton shifra të ndryshme për të përshkruar suksesin e qeverisë, por si nxënës nuk i kishte punët mirë me numra. Në lëndën e matematikës ai ishte vlerësuar me dysh (2).