Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Dilema palestineze!

February 13, 2020
18
SHARES
1.7k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Tony Blair

Plani amerikan është lavdëruar dhe dënuar varësisht prej prirjeve politike. Ama, është kjo hera e fundit që një administratë amerikane ka krijuar një hartë, e cila i vë në tryezë çështjet që janë lustruar për tepër gjatë kohë.

Shkruan: Tany Blair

Tani, plani e paraqet atë që skena politike izraelite mund ta përballojë, ani pse politikat palestineze nuk mund ta përballojnë. Kam qenë i përfshirë, në një mënyrë apo tjetrën, në procesin paqësor të Lindjes së Mesme për 12 vjet. Rrallëherë shkruaj për këtë, ngase ndonjë gjë e thënë në publik rëndom e ofendon dikë. 

Por, publikimi i planit të shumëpritur amerikan për paqe është një rast për t’u shfrytëzuar. Unë jam njëri prej atyre pak personave që ende besojnë se krijimi i një shteti palestinez është sa i dëshirueshëm po aq edhe i mundshëm. Shumica e komentuesve tani e presin këtë ide me nënqeshje. Shumica e izraelitëve dhe palestinezëve veç kanë hequr dorë prej saj. 

Unë nuk kam hequr, ngase është bindje imja – mbase joracionale – se arsyeja në fund të fundit është ajo që mbizotëron. Izraelitët nuk do të duhej të dëshironin që t’i qeverisin palestinezët deri në përjetësi. Palestinezët kanë nevojë të çlirohen nga okupimi dhe të kenë shtetësi dinjitoze. Dhe shteti me dy kombe është një zgjidhje që në fakt nuk zgjidh gjë. Që një gjë e tillë të arrihet do të nevojitej pajtimi i Izraelit, i cili kurrë nuk do të jetë i gatshëm për këtë. Andaj, një shtet i pavarur dhe sovran palestinez mbetet mënyra e vetme e arsyeshme për zgjidhjen e konfliktit. 

Më kujtohen më se njëqind gjëra që Izraeli do të duhet t’i bënte për ta bërë shtetin palestinez më të mundshëm. Por e vërteta është se një shtet i tillë do të bëhet vetëm në rast se bëhet një ndryshim themelor në strategjinë palestineze. 

Për shumëkënd në komunitetin ndërkombëtar, edhe shpalosja e çështjes nën terma të tillë është ofendim dhe padrejtësi për palestinezët. 

Ata ushqejnë simpati të thellë për kauzën palestineze, duke aluduar në pabarazinë e skajshme të pasurisë midis izraelitëve dhe palestinezëve, kushtet e tmerrshme të jetesës në Gazë, kufizimet në jetën e përditshme të palestinezëve të Bregut Perëndimor dhe qeverisjen e Jerusalemit. 

Ama, puna është se palestinezëve nuk u duhet një strategji për simpati. U duhet një strategji për shtetësi dhe shtegu i tyre aktual nuk do t’i shpjerë drejt kësaj. Mbështetësit e tyre më të mëdhenj ndërkombëtarë e kanë penguar njëkohësisht krijimin e një strategjie, ngase ata e trimërojnë udhëheqjen palestineze për t’u përqendruar kryekëput në drejtësinë historike të kauzës e jo në realitetin e mjedisit politik, në të cilin drejtësia duhet të vihet në vend.

Rezolutat, veprimet e mbështetjes dhe shprehjet retorike të solidaritetit që kanë vërshuar palestinezët janë monedha më e lirë e diplomacisë ndërkombëtare. Në realitet, me to nuk mund të blihet pothuajse asgjë. 

Për ta arritur një zgjidhje politike nevojitet që të niset përmes një analize gjakftohtë të realitetit të gjendjes suaj. 

Për arritjen e synimit me dy shtete që bashkëjetojnë përskaj njëra-tjetrës në paqe, në rrethana kur një shtet veç më ekziston dhe është shumë më i fuqishëm sesa shteti i propozuar, nënkupton se së pari duhet të ndiheni të sigurt për krijimin e të dytit, njëjtë siç i dyti duhet të përkrahet me anë të mbështetjes së nevojshme diplomatike dhe politike. Nevoja për siguri është akoma më e rëndësishme kur dy shtetet do të bashkëjetojnë në një hapësirë të vogël territoriale, ku popullatat nuk mund të veçohen aq lehtë. 

Tani ekzaminojeni zgjidhjen palestineze. Lëreni mënjanë faktin se kush është kryeministër i Izraelit dhe supozoni se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë presidentin më propalestinez, ndonjëherë. Supozoni, për më tepër, se komuniteti ndërkombëtar është ende i gozhduar në procesin paqësor dhe se ndryshe Lindja e Mesme është e qetë. Edhe në një mjedis të tillë ideal, si mund të kenë sukses negociatat, kur kihet parasysh rrëmuja aktuale në skenën politike palestineze? Shteti palestinez do të përbëhej prej Gazës dhe Bregut Perëndimor. 

E para është nën kontrollin e Hamasit, një organizatë kjo që formalisht është ende e përkushtuar që ta shkatërrojë Izraelin. Dhe e dyta kontrollohet prej Fatahut, që edhe vetë është thellësisht i ndarë. Hamasi dhe Fatahu e kundërshtojnë ashpër njëri-tjetrin; bisedimet e tyre të pajtimit janë si një monument ngritur josinqeritetit të dyanshëm. 

Për më tepër, zgjedhje demokratike nuk ka pasur tash e 14 vjet, gjë kjo që nuk lë ndonjë hapësirë për një matje të besueshme të autoritetit popullor të Qeverisë në Ramallah.

Është pak e besueshme që një skenë kaq e fragmentuar politike mund të prodhojë marrëveshje të besueshme për një shtet. Ajo madje do të ishte vështirë e pranueshme për cilindo kryeministër izraelit, siç do të ishte e vështirë edhe për cilindo president amerikan që ta nxiste krijimin e tij. 

Uniteti politik palestinez i ndërtuar mbi bazën e bashkëjetesës paqësore me Izraelin nuk është një çështje interesante anësore. Është parakusht për suksesin.  Udhëheqja palestineze e kundërshton fuqishëm planin e fundit amerikan, i cili faktikisht ia bart Izraelit sovranitetin mbi Luginën Jordan dhe i përjashton pjesët e rëndësishme të Jerusalemit Lindor prej shtetit të ardhshëm palestinez. Ditëve të fundit, Jared Kushneri, këshilltari i lartë i presidentit amerikan, Donald Trump, ka bërë një kapërcim kur ka thënë se plani, autor i të cilit është ai vet, është i hapur për negociata. 

Por deri më tani, palestinezët kanë refuzuar që të diskutojnë rreth planit apo madje ta pranojnë telefonatën prej Trumpit. Kjo mënyrë nuk mund të funksionojë. Angazhohuni. Tregoni se pse është i papranueshëm plani. Tregoni se çfarë duhet të ndryshohet. Kërkoni takime. 

Argumentoni. Futuni në hollësi. Janë tri grupe njerëzish që praktikisht mund të ndihmojnë në jetësimin e shtetësisë: izraelitët, amerikanët dhe arabët. Si mund denoncimi i të parëve, armiqësimi i të dytëve dhe zemërimi i të tretëve të jetë strategji e zbatueshme për sukses? Palestinezët natyrisht përgjigjen se dy të parët janë të anshëm, ndërsa të tretët indiferentë. 

Por palestinezët nuk e kanë luksin që t’ia lejojnë vetes një karrige bosh. Në cilindo rast, arabët nuk janë in diferentë. Ata brengosen për palestinezët dhe shqetësohen përzemërsisht për Jerusalemin. Ama, ata janë të lodhur prej të ngujuarit midis sfidave të stabilizimit rajonal dhe modernizimit, të cilat e bëjnë të nevojshme një aleancë të afërt me Amerikën dhe marrëdhënien me Izraelin, si dhe kauzën të cilën ata pritet që ta mbështesin, por që janë të përjashtuar nga menaxhimi. 

Në vend se të insistojnë se arabët nuk kanë të bëjnë me Izraelin derisa palestinezët negociojnë paqen, qasja e mençur do të ishte trimërimi i marrëdhënieve të mira izraelito-arabe, bindja e arabëve që të negociojnë dhe pastaj përdorimi i tyre për të ndihmuar në nxitjen e izraelitëve drejt pozitave më të mira. Synimi duhej të ishte një kornizë e përbashkët araboizraelite për rajonin, në të cilën do të përfshihej zgjidhja e çështjes palestineze. Kjo gjë do ta bindte Izraelin se paqja me palestinezët është pjesë e pranimit të përnjëmendtë rajonal – jo shpërblim për koncesionet e nxjerra, por pasojë e natyrshme e një fryme të re për miqësi. 

Plani amerikan është lavdëruar dhe dënuar varësisht prej prirjeve politike. Ama është kjo hera e fundit që një administratë amerikane ka krijuar një hartë, e cila i vë në tryezë çështjet që janë lustruar për tepër gjatë kohë. Tani, plani e paraqet atë që skena politike izraelite mund të përballojë, ani pse politikat palestineze nuk mund ta përballojnë. Po pavarësisht se cili plan është hedhur në letër, palestinezët duhet të ndryshojnë strategji. 

Përndryshe, shtegu i dekadave të fundit, gjatë të cilave çdo ofertë e re është më e keqe se paraprakja, do të përsëritet. Vetëm me duart e tyre, palestinezët do të mund ta bëjnë të ardhmen e tyre. (Tony Blair, kryeministër i Britanisë së Madhe prej vitit 1997 deri më 2007, është kryesues i Institutit për Ndryshime Globale. 

(Ky vështrim është shkruar ekskluzivisht për rrjetin e gazetarisë ndërkombëtare “Project Syndicate”).

Share10Tweet

Related Posts

Ministri izraelit Frej: Kosova është e rëndësishme për Izraelin!

April 13, 2022

Çmendet ministri i jashtëm palestinez: Kosova s’është e pavarur, po u thomë vendeve tjera që mos ta njohin!

October 14, 2021

Serbia refuzon ta zhvendos ambasadën e saj në Jerusalem, Vuçiq: Nuk është në interesin tonë!

July 1, 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj zhvillon takim virtual me ish-kryeministrin e Izraelit!

June 20, 2021

Shkencëtarët izraelitë zbuluan pajisjen teknologjike që zëvendëson syzet optike!

June 6, 2021

Gaza/ Apo, si i përdorë bota Palestinën dhe Izraelin për arsye cinike politike e gjeopolitike!

June 4, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.