Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Diçka është e mbrapshtë: mbyll çerdhet e lë hapur kafehanet e Kosovës!

July 17, 2020
5
SHARES
1.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Enver Robelli

Pse duhet të hapen çerdhet e fëmijëve?

Shkruan: Enver Robelli

Një studim i klinikave universitare të qyteteve gjermane Freiburg, Heidelberg, Tübingen dhe Ulm ka arritur në përfundimin se fëmijët infektohen shumë më rrallë me virusin korona. Rreziku i infektimit te të rriturit është dyfish më i madh se te fëmijët, theksojnë shkencëtarët. Në disa vende perëndimore pas mbylljes së çerdheve të fëmijëve, qeveritë kanë vendosur t’i hapin ato sërish.

Në kryeqytetin e Zvicrës, në Bernë, çerdhet nuk janë mbyllur asnjëherë gjatë krizës së koronës. Nuk është e vërtetë se Zvicra ka ndonjë ilaç të veçantë për të penguar infektimet, por bazuar në hulumtimet shkencore është arritur në përfundimin se nuk ka nevojë të mbyllen çerdhet nëse në mënyrë rigoroze respektohen masat mbrojtëse.

Në Kosovë së fundi është vendosur ndryshe. Janë lënë të hapura kafehanet dhe janë mbyllur çerdhet. Viktimë e kësaj mase janë gratë, sepse burrat mund të dalin në kafehane, ndërsa nënat duhet të kujdesen për fëmijët dhe kështu të lënë punën, nëse kanë qenë të punësuara. Në një treg të derreglluar të punës, punëdhënësit shpeshherë sillen si padronë cinikë që nuk kanë mirëkuptim kur gratë duhet të lënë punën për një kohë, sepse duhet të kujdesen për fëmijët.

Siç nuk mbahet ekonomia pa burra, ajo s’mbahet as pa gra. Pa hyrë këtu në debate mbi pabarazinë gjinore, duhet theksuar se është vendim i gabuar nëse lihen të hapura kafehanet që mund të jenë vatra të infektimeve, sidomos duke pasur parasysh maninë e burrave shqiptarë për t’u përqafuar, ledhatuar e prekur gati orë e çast, e njëkohësisht mbyllen çerdhet për fëmijë të cilat – siç po thotë shkenca – infektohen shumë, shumë më pak se të rriturit.

Cila do të ishte zgjidhja? Për shembull kjo: të hapen çerdhet me një koncept të qartë të higjienës dhe njëkohësisht të ketë kontrolle të rrepta në kafehane, por edhe një fushatë vetëdijesimi të qytetarëve se si duhet të sillen. Apelet dramatike dhe kontrolli i policisë ndikuan që njerëzit të bartin maska – me përjashtim të ndonjë trim-hajvani. Por edhe këta shpejt do të përbuzen nga masa sapo të shihen në publik pa maskë.

Çështja është se në bazë të cilave parametra shkencorë qeveria mori vendim për mbylljen e çerdheve? Duket se vendimi është marrë më shumë kuturu se sa i bazuar në dije shkencore. Fëmijët nuk kanë lobi të fuqishëm (përveç nënave të tyre), andaj për ta politika vendos në mënyrë arbitrare, ndërsa për gastronomet jo, sepse ata kanë lobi. Gjithsesi ky shkrim nuk është apel për mbylljen e lokaleve të gastronomisë, por vetëm shpalosje e një kundërthënie sa i përket vendimmarrjes, ku diçka duket e mbrapshtë: mbyll çerdhet e lë hapur kafehanet e Kosovës.

Kriza e koronës i ka shtyrë shoqëritë të mësojnë çdo ditë nga pak. Dhe të mësojnë për çdo ditë nga përvojat e të tjerëve. Përse të mos mësohet pak nga koncepti i qytetit të Bernës për çerdhet? Për shembull: fëmijët duhet të mbikëqyren në grupe konstante prej pesë fëmijëve. Çerdhet duhet të jenë të hapura për prindërit që janë të punësuar. Fëmijët nuk duhet të mbikëqyren nga gjyshi apo gjyshja. Me siguri ka edhe koncepte të tjera në shtete të tjera. A ka bërë Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë ndonjë studim për këtë punë? Ndoshta kjo është pyetje e padëshirueshme, sepse – me ndonjë përjashtim të rrallë – në institucionet e dijes në Kosovë nuk bëhen hulumtime. A ka themeluar Akademia e Shkencave në Prishtinë ndonjë ekip të përbërë nga epidemiologët, mikrobiologët etj. për të hulumtuar pasojat e pandemisë në Kosovë? Do të duhej ta bënte këtë sa më shpejt dhe do të duhej të kërkonte bashkëpunim me institucione të tjera shkencore në rajon dhe më gjerë.

Fëmijët nuk janë shpërndarësit kryesorë të virusit, thotë epidemiologu nga Baseli Marcel Tanner. Një studim i botuar në fillim të majit në revistën “Science” tregoi se rreziku që të infektohen fëmijët deri në moshën 14-vjeçare pas kontaktit me një person të infektuar, është vetëm 30 për qind e rrezikut që u kanoset personave mes 15 dhe 64 vjeç. Një shpjegim i mundshëm është ky: receptorët ACE2, përmes të cilëve virusi infekton qelizat, janë më të rrallë te fëmijët se sa te të rriturit. Kjo i kufizon mundësitë që virusi të infektojë fëmijët.

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë!

October 18, 2021

Pengmarrja e trefishtë e Kosovës!

October 17, 2021

Nga prodhimi i drogës tek spastrimet, ja cilat janë sekretet e Shokut Kim Jong-un!

October 15, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.