Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Detaje të reja: Si ndodhi tragjedia në Bullgari ku autobusi u bë shkrum e hi dhe mori 46 jetë!

November 23, 2021
5
SHARES
749
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

46 persona të cilët po ktheheshin në Shkup nga Stambolli, humbën jetën pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin u aksidentua në autostradën Struma, rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës, shkruan Gazeta Mejdani.

Vetëm shtatë nga 53 pasagjerët, dy persona të gjinisë femërore dhe pesë të asaj mashkullore, i mbijetuan kësaj fatkeqësie, por të traumatizuar dhe me shumë lëndime trupore, kryesisht djegie, u dërguan për trajtim mjekësor në Spitalin “Pirogov”, në Sofje.

Sipas, doktoreshës Maja Argirova nga Klinika për trajtimin e Djegieve në këtë spital, në mesin e pacientëve është edhe një 17-vjeçare.

Ajo tha se të gjithë pacientët janë jashtë rrezikut për jetë. Argirova bëri të ditur se njëri nga të mbijetuarit është dërguar në Klinikën e Traumatologjisë.

Ende nuk dihet nëse autobusi u përfshi nga zjarri para se të përplasej, apo më pas. Mirëpo, nga pamjet e vendit të ngjarjes, shihet se nga autobusi ka mbetur vetëm skeleti i metaltë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili me të marrë informacionin është nisur për në Bullgari, tha se shumica e viktimave janë të moshës nga 25 deri në 30 vjeç.

Zaev tha se në mesin e viktimave janë edhe 12 persona nën 18 vjeç.

Ndërkaq, mediat bullgare raportuan se viktimat janë nga: Shkupi, Strumica, Manastiri dhe Velesi.

Autobusi ishte i kompanisë shqiptare “Besa Trans” me bazë në Shkup, i cili ishte duke u kthyer nga Stambolli, ku ishin organizuar ekskursione.

Momentalisht, autoritetet bullgare janë duke hetuar dy versione të këtij rasti.

Sipas Dnevnik, versionet kryesore që janë duke u hetuar janë: një gabim i shoferit të autobusit dhe një mosfunksionim teknik i papritur.

Kryetari i Sindikatës së Mësimdhënësve të Trajnimit Auto-Moto, Jonko Ivanov, tha për mediat bullgare se ka pasur një goditje në parmakun në të djathtë të autobusit dhe një goditje pothuajse ballore në parmakun ndarës.

Sipas tij, është për t’u habitur që nga ora 2 e natës deri në 8 të mëngjesit nuk kemi një pasqyrë të situatës. Ai e vlerësoi gjithashtu befasuese që nuk kishte dëshmitarë të përplasjes.

Gazeta Mejdani ka provuar që të kontaktojë me kompaninë “Besa Trans”, por nga e njëjta nuk i janë përgjigjur telefonatave të redaksisë e as pyetjeve në e-mail.

ShareTweet

Related Posts

Ky është 33-vjeçari që vdiq pas aksidentit të rëndë në Gjakovë!

July 1, 2022
Fjalë rrënqethëse të dëshmitarit që arriti i pari te autobusi i aksidentuar në Bullgari!

Fjalë rrënqethëse të dëshmitarit që arriti i pari te autobusi i aksidentuar në Bullgari!

November 24, 2021

Reagim i menjëhershëm i Kryeministrit Kurti: Kosova e gatshme t’i ofrojë ndihmë Maqedonisë!

November 23, 2021

Reagon Presidentja Osmani për aksidentin në Bullgari: Kosova i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, do t’u qëndrojmë afër miqve tanë!

November 23, 2021

Jep dorëheqje Kryeministri maqedon Zoran Zaev, kjo është arsyeja!

October 31, 2021

Godet Kim Mehmeti: Partitë e shqiptarëve të Maqedonisë janë si vëllazëri e motrave të përdala!

October 24, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.