Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku, ka thënë se gratë dhe vajzat e Vushtrrisë do ta përkrahin partinë demokratike të Kadri Veselit.
“Gratë dhe vajzat e Vushtrrisë e pritën me shumë entuziazëm dhe nderime të parin e Partisë Demokratike të Kosovës, liderin Kadri Veseli. U tregua bindshëm se edhe këto zgjedhje, gratë dhe vajzat e Vushtrrisë janë me Partinë Demokratike të Kosovës, me kandidatët e saj për deputetë në Vushtrri dhe me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, z.Kadri Veselin”, ka shkruar Izmaku në llogarinë e saj në “Facebook”. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post