Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Ballkan

Deputeti serb Zharko Koraq e pranon botërisht: Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë!

February 9, 2020
65
SHARES
555
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Zharko Koraq

Deputetët e Kuvendit të Serbisë, Zharko Koraq dhe Dragan Shormaz, kanë folur në lidhje me çështjen e Kosovës.

Profesori i fakultetit Filozofik të Beogradit, deputet i Grupit Parlamentar Partia Liberal Demokrate – Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës – SDA Sanxhak, Zharko Koraq, ishte shumë i ashpër kur foli për atë se çfarë do të thotë për të personalisht Kosova. Thotë se atë territor Serbia e ka humbur historikisht, territor i cili, sipas mendimit të tij, në të vërtetë s’ka qenë kurrë pjesë e vërtetë e Serbisë.

“Ndodh që shtetet të humbin një pjesë të territorit të vet sepse nuk ia kanë dalë, ta them një fjalë neutrale, ta përvetësojnë atë. Serbët gjithmonë kanë pasur një raport shumë negativ ndaj shqiptarëve, ka pasur racizëm. Tek ne fjala ‘shiptar’ nënkuptonte një punëtor fizik, të paarsimuar, e kjo për një shqiptar të arsimuar është shumë e vështirë të pranohet”

Ndërkaq, deputeti i Partisë Përparimtare Serbe, partia e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Dragan Shormaz thotë se për të, sa i përket Kosovës, rëndësi ka populli serb dhe se dëshiron që asnjë serb të mos e lëshojë më Kosovën.

“Nëse është e mundur të kthejmë sa më shumë që të jetë e mundur, sepse kjo është mënyra e vetme që të vazhdojmë të themi se është e jona, dhe natyrisht të mbrojmë trashëgiminë tonë historike dhe kishën ortodokse serbe sepse edhe ajo, pa popull, vështirë se do të mbrohet”, deklaron ai.

Për sa i përket referendumit, Koraq thotë se beson që as që do të ketë një të tillë, edhe pse, sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vazhdimisht premton. Po ashtu mendon se edhe nëse do të ketë, formulimi do të bëhet në atë mënyrë që për njerëzit do të jetë e paqartë se çfarë po votojnë.

Shormaz thotë se qytetarëve serbë duhet t’u bëhet “kristal e qartë” se çfarë fiton e çfarë humb Serbia me marrëveshje me Kosovën.

Për sa i përket ulëses së Kosovës në OKB, profesori Koraq thotë se një ditë do të ndodhë kjo dhe Serbia thjesht nuk do ta ngre dorën kundër këtij vendimi.

“Nëse arrihet marrëveshja, Serbia do të detyrohet të mos e ngre dorën kundër – pra, s’do të votojë as pro as kundër, por do të jetë pasive. A do të jetë Kosova një ditë anëtare e OKB-së? E dini, në OKB është Palestina, e cila e kontrollon territorin e vet më pak sesa Kosova”, tha ai.

Kurse deputeti i partisë së Vuçiqit, Shormaz, tha se nëse Kosova do të bëhet pjesë e OKB-së, Serbia duhet të fitojë diçka.

“Nuk mund të thuhet që Kosova të ketë ulëse në OKB, e Serbia nga kjo të mos përfitojë asgjë”, tha ai.

Të pyetur rreth konfliktit të ngrirë mes Kosovës e Serbisë, profesori i fakultetit Filozofik të Beogradit, Zharko Koraq thotë se për Serbinë opsioni më i keq do të ishte ky konflikt, për çka, thotë ai, “insiston një pjesë e politikanëve në Serbi, e insiston, si duket, edhe Rusia”.

Ndërkaq Shormaz thotë se marrëveshja është zgjidhja e vetme, si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët.

Për zgjidhjen e kompromisit, profesori thotë se është i mundshëm, një kompromis që përfshin gjithçka. “Natyrisht se shqiptarët nuk do të heqin dorë nga pavarësia, dhe kjo është jashtë kompromisit”. /kn/

Kurse deputeti Shormaz thotë se për kompromis, të dyja palët duhet të heqin dorë nga diçka.

“Për të arritur kompromisin, duhet që të gjithë ne të heqim dorë nga diçka. Kjo heqje dorë të jetë humbja më e vogël e mundshme, si për njërën ashtu edhe për palën tjetër”, thotë Shormaz.

Deputetët u pyetën edhe për demarkacionin (shkëmbimin e territoreve). Profesori Koraq thotë se kjo ide ishte një gënjeshtër, sepse asnjëra palë nuk do të humbasë pjesë të territorit të vet.

“Ideja për demarkacionin është një gënjeshtër, dhe mendoj se asnjëherë që nga fillimi i saj s’ka qenë reale. Sepse as shqiptarët e as përfaqësuesit e Republikës së Serbisë nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga një pjesë e territorit të tyre”, tha profesori.

Kurse Shormaz tha se do të donte që e tërë Kosova “të mbetet” pjesë e Serbisë.

“Ka qenë një ide për kompromis të mundshëm. Por, a është në tavolinë ende, nuk është pyetje për mua. A më pëlqen mua si ide apo jo, ju them se unë do të doja më së shumti që Kosova të mbetet krahinë autonome brenda Serbisë”, tha Shormaz.

Share62Tweet

Related Posts

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Petkovic i poshtëruar kthehet ‘rikferc’ në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë!

July 13, 2022

Në Serbi, Putini është një “vëlla” dhe Rusia një tjetër viktimë e Perëndimit!

April 4, 2022

Serbia nuk ndalet, Daçiq: 18 njohje ia kemi hequr Kosovës, do të vazhdojmë më tutje!

April 1, 2022

Dekonstruktimi i iluzionit të fqinjësisë së mirë me Serbinë!

March 3, 2022

Qan me ‘lot’ Petkoviq: Kurti na e pengoi referendumin, por zgjedhjet e 3 prillit do t’i mbajmë edhe në Kosovë!

January 17, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.