
Sonte është zhvilluar një debat i nxehtë mes përfaqësuesve të partive politike në Kosovë. Në këtë debat pjesëmarrës ishin një nga PDK, një nga LDK, i treti nga LVV, dhe i katërti nga AAK.
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi sonte në Rubikon duke folur për sulmet ndaj qeveritarëve pse po duan ta heqin taksën, ka thënë se nuk duhet sjellur në këtë mënyrë tash opozita.
Meqenëse kryeministri Albin Kurti tash po shëtitë në këmbë nëpër qytetin e Prishtinë, Abrashi tha se nëse dikush do që t’i bëjë diçka atij, aty e kanë.
‘’E keni kryeministirn qaty në shesh. A po doni me i bo dicka. Qaty e keni. Dilni e merruni me të. Mos i keqërdorni njerëzit që mundohen me e marr një pagë e disa detyra’’.