Pas 10 ditësh pasi u largua nga shtëpia, Egzona Ferati është gjetur në një fshat të Drenasit.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke thënë se rasti është hapur si “dhunim”.
“DHUNIM /Gllogoc Me datën 25.10.2020 rreth orës 10:40 është gjetur viktima femër kosovare e cila ishte raportuar si e zhdukur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë.
26 vjeçarja nga Skenderaj është gjetur dje në gjendje jo të mirë shëndetësore në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit.