Sot është raportuar se kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është takuar me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliun.
Si temë diskutimi mes dyshes thuhet se ka qenë edhe arritja e koalicionit në mes të Lëvizjez Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Por këtë gjë e ka mohuar i pari i Mitrovicës, i cili përmes telefonit ka pranuar për Klan Kosova se është takuar me homologun e tij nga Podujeva.
“Po është e vërtetë. Kemi biseduar për tema të ndryshme , ne njihemi moti – kemi miqësi mes vete dhe kjo është gjithë ajo që mund të them“, u shpeh ai.
I pyetur nëse është biseduar edhe për arritjen e koalicionit mes të dyja partive, Bahtiri ka theksuar se kjo punë i takon vetëm liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.
“Jam anëtar i thjeshtë, nuk kam mandat të bisedoj për koalicione. Mandatin e ka kryetari Kurti të bisedojë për këtë temë”, tha në fund Bahtiri.
Në anën tjetër, Veliu tha për “Gazeta Blic” se në takim kanë biseduar për tema të ndryshme, pa lënë anash edhe diskutimet për koalicon mes LDK-së dhe LVV-së.
“Po, isha në takim me të, me ftoj për një kafe rasti dhe ju bashkova, biseduam për Shkup e Shkodër, por edhe për koalicionin. Por nuk ka diçka konkrete nga ky takim, pasi që siç dihet vendimet merren në kryesi të LDK-së”, ka shtuar ai.
Discussion about this post