
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka bërë të ditur se të gjithë delegatët e degës do ta mbështesin Anton Qunin si kryetar të LDK-së.
“Të gjithë delegatët e degës së Prizrenit, unanimisht në mbështetje të kandidaturës së kryetarit Anton Quni, për kryetar të LDK-së”.
“Unifikues, lider dhe i dëshmuar për beteja epike në luftë dhe në paqe! Suksese”, thuhet në njoftimin e kësaj dege në rrjetin social Facebook.