Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Dardan Stublla i turpëruar skajshmërisht, deklaron: Nuk jam as nuk kam qenë pjesë e këtyre inskenimeve!

March 7, 2021
13
SHARES
2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Dardan Stublla

Burri i Meliza Haradinajt, Dardan Stublla ka reaguar pas publikimit të videos, ku përmendet emri i tij si i përfshirë në aferën për blerjen e votave.

Stbulla ka bërë të ditur se lokali “Infinit” afër selisë së AAK-së, në cilin përmendet në video kinse janë marrë vesh, nuk ekziston tash e më shumë se një vit.

Postimi i plotë i Dardan Stubllës:

REAGIM KUNDËR VIDEOS SË PUBLIKUAR ME DATË 06 MARS 2021 ME TITULL: ’ VIDEO QË IMPLIKON BURRIN E MELIZA HARADINAJ STUBLLA NË BLERJE TË VOTËS”

Pas shqetësimeve tronditëse që pësuam mbrëmë si familje, e ndjej obligim t’i drejtohem opinionit publik, se NUK JAM UNË pjesë siç po pretendohet në video-fabrikimin e publikuar, për kinse ‘vjedhje/blerje të votave në Qendrën për Numërimin e Votave (QNR).’

Kjo video është komplet e inskenuar nga grupet kriminale që funksionojnë në shërbim të interesave të ngushta e personale, që kanë prapa persona të caktuar në përkrahje ‘të sapo aderuarve’ në listën për deputetë në AAK, të cilët mendojnë se betejat politike fitohen përmes inskenimeve, shantazheve dhe përmes publikimeve të tyre në pseudo-portale!

Këto grupe kriminale, si pjesë e parapolitikës së ndyrë, janë bërë bashkë në këtë fushatë të paprecedent, për të shtyer përpara interesat klanore e grupore të tyre, që tentojnë të përfitojnë pa zgjedhur mjete, e duke e sulmuar në integritet një familje të tërë vetëm e vetëm për të bërë presion në institucione, që pastaj këtë që e bëjnë më së miri, pra të shantazhojnë edhe përmes Kuvendit të Kosovës.

Besoj dhe shpresoj se Prokuroria e Shtetit shpejtë do të zbardhë të vërtetën e t’i zbulojë ndytësirat që dëshirojnë të njollosin emrin tim dhe të familjes sime, por më lejoni të tërheqë vëmendjen tuaj në disa nga gënjeshtrat dhe fabrikimet e ulëta që janë përdorë në këtë video:

1.    Së pari, unë nuk jam pjesëmarrës e as i implikuar siç pretendohet në këtë video dhe lakimi i emrit tim është i qëllimshëm për arritjen e interesave të ngushta të grupit kriminal, përkatësisht për favorizimin e njerëzve të caktuar duke njollosë të tjerët;

2.    I ashtuquajturi “komisioner” i cili në video-inskenim pretendon se ka pranuar nga unë para dhe citoj “kryjta punë”, kur pyetet se ku u takua me mua,  ai përmend “në lokalin Infinit afër selisë së AAK-së” i cili nuk ekziston tash e më shumë se një vit.

3.    Tutje, i ashtuquajturi “komisioner” pretendon se në baza ditore ka komunikuar me mua për të më informuar rreth gjendjes për të cilën ai pretendon se më ndihmonte andaj, kërkoj nga Prokuroria të vërtetojë formën dhe përmbajtjen e komunikimeve e pretenduara në mes nesh.

4.    Fabrikimi i rradhës nga ky grup kriminal është se unë kontrolloj të gjithë komisionerët e dërguar nga AAK në QNR, por e vërteta është krejt ndryshe sepse, partitë politike në QNR nuk delegojnë komisionerë, por ata rekrutohen nga vetë QNR/KQZ, dhe ky fakt është edhe një shenjë e inskenimit të dobët të tyre.

Siç vërehet qartë edhe në shumë kundërthënie e gënjeshtra tjera të pafundme në atë video, kuptohet pa mëdyshje se banda kriminale që është angazhuar në fabrikimin e saj nuk zgjedh mjet për të arritur qëllimet e veta, për të përkrahur individë të caktuar, të cilët nëpërmes pseudo-portaleve dhe parave të dyshimta, shantazhojnë dhe kërcënojnë këdo që u del përpara.

Andaj, para këtyre rrethanave përmes kësaj deklarate u bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe kryeprokurorit të Prishtinës Z. Kujtim Munishit, emri i të cilit u përfol po ashtu në këtë fabrikim, që sa më parë të zbardhin të vërtetën lidhur me këtë video të inskenuar nga grupi kriminal.

Puna, përkushtimi dhe sukseset e familjes po tentohet qëllimshëm e pamëshirshëm të rrënohen nga keqbërësit. Por, nuk do t’ia dalin. E vërteta do të fitoj gënjeshtrën, faktet do t’i demantojnë intrigat e shantazhet, e inskenimeve të ulëta do t’u jap epilog drejtësia.

Krejt në fund, dua të konfirmoj edhe një herë me përgjegjësi të plotë morale e ligjore, se UNË NUK JAM dhe NUK KAM QENË asnjëherë i involvuar në biseda dhe tavolina të tilla siç po pretendohet!

Në këtë frymë, konfirmoj për opinionin publik, se pas publikimit të kësaj videoje të inskenuar nga bandat kriminale të parapolitikës, mbrëmë kam denoncuar në Policinë e Republikës së Kosovës shantazhin, dhe pres zbardhjen e rastit sa më parë. Poashtu, padia për shpifje e paralajmëruar ditë më parë nga bashkëshortja ime për kinse ‘ushtrimin e ndikimit të saj si Ministre në QNR’ – do të parashtrohet në gjykatë shumë shpejtë.

ShareTweet

Related Posts

Çka po ndodh në Kosovë? Pas Podujevës, PZAP vendos për rinumërimin të gjitha votave edhe në këtë komunë!

November 8, 2021

Skandaloze/ Në aeroportin e Prishtinës kapen materiale të falsifikuara zgjedhore duke shkuar për Gjermani!

October 30, 2021

Çka po ndodh në KQZ: Vendoset për rinumërimin edhe të 8 vendvotimeve për kryetar dhe 35 për kuvende komunale!

October 25, 2021

Prishtinë, Arben Vitia i LVV-së merr mbi 72% të votave të diasporës!

October 24, 2021

Përfundon numërimi i votave me postë: LVV prin në 15 komuna, LDK – 7, PDK e AAK – 3!

October 24, 2021

Ja kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale?

October 24, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.