Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Dallimet ndërmjet koronavirusit të ri dhe virusit sezonal

April 20, 2020
8
SHARES
1.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Korona-Gripi

Në kohën e pandemisë së koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, jo rrallë herë janë shpërfaqur edhe të dhënat për numrin e infektimeve dhe fataliteteve që shkakton virusi sezonal.

Infektologët dhe mikrobiologët, megjithatë tërheqin vërejtjen se koronavirusi i ri është më i ashpër nga virusët sezonalë, pikërisht për shkak të përhapjes së shpejtë që ka

Një tjetër karakteristikë që po e dallon virusin e ri nga virusët tjerë sezonalë, është mungesa e ilaçit të aprovuar për ta trajtuar.

Infektologu Sali Ahmeti, tha për Radion Evropa e Lirë se aftësia e COVID-19 për t’u përhapur në mesin e personave të kontaktit po e bën shumë të vështirë gjithë situatën, për dallim nga virusi sezonal.

‘’Këto dy viruse në aspektin klinik kanë ngjashmëri, por edhe dallime. Në aspektin klinik, kanë ngjashmëri, sepse i prekin kanalet respiratorë, duke sulmuar mushkëritë. Ka raste kur edhe gripi sezonal i dërgon pacientët në oksigjeno-terapi apo ventilim mekanik. Mosha që koronavirusi i ri prek më së shumti janë personat mbi 50 vjeç’’, tha Ahmeti, duke shtuar se virusi sezonal nuk njeh moshë.

Video: Si duket COVID-19?

Ndryshe, në janar të këtij viti, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, kanë qenë 16, 000 raste të regjistruara me grip sezonal më 2019.

Nga numri i të prekurve, sipas këtij Instituti, rreth 3,000 janë cilësuar si infeksione respiratore akute, kurse 13 raste me infeksion të rëndë respirator akut.

Viti 2018, ishte përmbyllur me 11 persona të vdekur nga gripi sezonal, për ç’gjë, autoritetet kishin shpallur atëbotë gjendjen epidemike të gripit.

Mikrobiologu Lul Raka, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se të dyja viruset përhapen me rrugë të njejtë, përmes kontaktit, spërklave dhe më rrallë, përmes gjësendeve të prekura. Prandaj, edhe në parandalimin e tyre, siç thotë ai, përdoren të njejtat masa të shëndetit publik, siç janë, higjena e duarve, mbajtja e faculetës gjatë kollitjes dhe teshtitjes.

‘’Veti e përbashkët është edhe përhapja e virusit para shfaqjes së sëmundjes, pra periudha para-simptomatike. Te COVID-19 kjo periudhë është pak më e shkurtër dhe zgjat zakonisht 2-3 ditë para shfaqjes së simptomave’’, tha ai

Raka flet edhe per shpejtësinë e përhapjes së virusit sezonal, dhe atij të koronavirusit të ri.

‘’Shpejtësia e përhapjes së infeksionit është një element i rëndësishëm dallues. Gripi ka një mesatare më të shkurtër të kohës së inkubacionit dhe një interval serik më të shkurtër, se virusi që shkakton COVID-19. Intervali serik për këtë të fundit vlerësohet të jetë 5-6 ditë, kurse te gripi është 3 ditë. Kjo do të thotë se gripi përhapet më shpejt sesa COVID-19’’.

Një rol tjetër të rëndësishëm luan edhe shkalla e infektimit. Simboli nuk përcakton numrin e njerëzve që mund të infektohen nga një person me simptoma të virusit.

‘’Te COVID-19, ky numër është më i lartë sesa te gripi. Gripi e ka Ro=1.3, kurse te COVID-19 është 2.7-3.2. Megjithatë, për shkak të dallimeve kontekstuale dhe specifike për kohën, këto krahasime janë më të vështira. Kjo për faktin se zyrtarisht Covid-19 i ka bërë vetëm 4 muaj dhe do të vazhdojë të shtrihet më tej anembanë globit’’, tha ai.

Video: Si shpërndahet COVID-19 dhe si ta mbroni veten kundër tij?

Sidoqoftë, sipas mikrobiologut Raka, te pasqyra e sëmundjes, të dhënat flasin se për COVID-19, thuhet se 80% e infeksioneve kalojnë me simptoma të lehta, 15% janë infeksione të rënda, që kërkojnë oksigjen dhe 5% janë infeksione kritike, që kërkojnë ventilim mekanik. Përqindja e infeksioneve të rënda është më e lartë sesa te gripi.

Profesionistët shëndetësorë thonë se kategoria më e rrezikuar nga infeksioni i rëndë me grip sezonal janë fëmijët, shtatzënat, të moshuarit, personat me probleme shëndetësore kronike dhe ata me imunitet të dobësuar.

Ndërkaq për COVID-19, të moshuarit dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruese janë kategoria më e rezikuar.

‘’Të dhënat fillestare tregojnë se fëmijët në Evropë preken me një përqindje jashtëzakonisht të ulët (1%). Por, nuk dihet saktë se çfarë roli kanë fëmijët në përhapje të sëmundjes. Të dhënat preliminare sugjerojnë se numri më i madh i fëmijëve janë infektuar nga të rriturit, e shumë më pak ka ndodhur infeksioni anasjelltas’’, tha Raka.

Sipas të dhënave nga mikrobiologu Raka, vdekshmëria nga COVID-19 është më e lartë sesa te gripi sezonal. Aktualisht është 6.8% në nivel global, por ajo përfshin vetëm rastet e raportuara në institucionet shëndetësore. Për gripin sezonal ndërkaq, vdekshmëria është zakonisht 0.1% thotë ai.

Share1Tweet

Related Posts

154 raste aktive me coronavirus në Kosovë!

June 23, 2022

Përplasje e ashpër midis Arianit Sllamnikut dhe doktorit shqiptar që vepron në Suedi, shkak, vaksinimi i detyrueshëm!

January 4, 2022

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID – nga sot shfrytëzimi i transportit publik vetëm me dëshmi vaksinimi!

December 6, 2021

Masa të reja hyjnë në fuqi: Ora policore ndryshon, por maskat…

October 23, 2021

A bën fëmijët të vaksinohen kundër Koronavirusit?

October 23, 2021

Pritet të lehtësohen masat antiCOVID, zgjatet orari i lëvizjes dhe i gastronomisë!

October 22, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.