
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Ambasadori i Azerbajxhanit në Serbi, Mal të Zi dhe BiH, Eldar Hasanov, nuk u arrestua në Serbi, por në Azerbajxhan dhe se kjo ishte një çështje e brendshme e atij vendi.
“Është një çështje e brendshme e Azerbajxhanit dhe organeve të tyre të sigurisë dhe gjyqësorit, Serbia nuk ndërhyn në këtë”, ka thënë Daçiq
Hasanov u arrestua në Azerbajxhan, tha Daçiç për Kurir, nën dyshimin e përvetësimit të një shume të madhe parash nga buxheti, njoftoi më herët sot shërbimi për shtyp i sigurimit të shtetit të Azerbajxhanit.