Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Çka po i ngutet SHBA’së në dialogun Kosovë-Serbi?

February 18, 2020
20
SHARES
1.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Armend Muja

SHBA është rikthyer me përkushtim të plotë për të zgjedhur mos-marrëveshjet në Ballkanin Perendimor. BE e ka të vështirë të shpjegoj rrjedhën e ngjarjeve në vazhdim.

Shkruan: Armend Muja

Nuk është ekzagjerim të thuhet që nuk do të ketë më dialog Kosove-Serbi nën shërbimet e mira të BE-së. Ekziston potencial në rritje që të kemi ndeshje të hapura ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA në rast se vazhdon abuzimi i dialogut për cështje të brendshme politike. Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës janë rival të ashpër politik. Presidenti do të tentoj që të anashkaloj Kurtin gjatë procesit të dialogut sipas modalitetit të faktit të kryer dhe këtë në bashkëpunim me LDK-në. SHBA duhet të kuptoj efektin shkatërrimtar të protagonizmit të liderve në Kosovë dhe të imponoj institucionalizim të dialogut dhe me përfshirje të Qeverisë, Kuvendit dhe Presidentit.


Janë disa zhvillime që motivojnë strategjinë e Administratës Trump: (1) nevoja për të demonstruar rikthimin e madhnisë Amerikane nga Trump, (2) ndjenja që BE është e pafuqishme dhe (3) nevoja për të shtyer influencën kineze, ruse dhe turke nga rajoni :

(1) Nevoja për të demonstruar rikthimin e madhnisë Amerikane nga Trump – Kosova duhet të filloj dhe të navigoj në ndryshimin e politikës së jashtme Amerikane. Trump është zgjedhur duke premtuar rikthimin e SHBA-së si supërfuqi e respektuar në botë. Strategjia e tij paraelektorale ka qenë e ndërtuar mbi premisen se ish-Presidenti Obama dhe qasja e tij apologjetike kanë mundësuar rikthimin e Rusisë dhe ngritjen e pakontrolluar të Kinës. Trump fillon dhe mbaron fjalimet e tij me fjalë të zakonshme ‘SHBA është rikthyer, po fiton dhe po respektohet në botë’. Ai është personalitet narcizoid dhe dëshiron të theksoj kredencialet dhe ndikimin e tij personal në zgjidhjen e mos-marrëveshjeve në botë. Administrata e tij është duke punuar paralelisht për marrëveshje paqeje në Kosovë, Afganistan, Izrael-Palestinë, Kore dhe Indi. Shpejtësia e arritjes së një marrëveshje ndërmjet Mars-Shtator është nga parimet udhëheqëse. SHBA do ti bëj presion Kosovës dhe Serbisë për fillim të shpejtë të dialogut dhe përfundim të elementeve thelbësore edhe para Zgjedhjeve në Serbi që mbahen në prill.

(2) Bindja që BE është e pafuqishme – Administrata Trump kryesisht punon nën supozimin se BE është e pafuqishme në politikën e saj të jashtme. Nuk do të ishte ekzagjerim të thuhej se Trump nuk dëshiron një BE të fortë në këtë kohë. BE shihet si tejet e ngathtë, e përqëndruar në soft power dhe pa muskuj për të imponuar dhe garantuar një marrëveshje. Në SHBA ka shumë zëra që fuqimisht kritikojnë BE-në për tërheqje nga Ballkani Perendimor që nga viti 2014. Hezitimi i BE-së për të ofruar përspektivë të qartë dhe siguruar rajonin për integrim të plotë ka lejuar shtrirjen e influencave të akterëve jo-perendimor në Ballkan. Si në Serbi ashtu edhe në Kosovë dominon bindja që BE ka humbur kredibilitetiin dhe ka deshtuar për të krijuar kushte për zgjidhje të mos-marrëveshjeve në Ballkan. Dicka e ngjashme kishte ndodhur edhe gjatë viteve 1995-2000 në rajon. SHBA ishte rikthyer në Bosnjë dhe Kosovë pas dështimeve të njëpasnjëshme të BE-së.

(3) Përpjekja për të kufizuar influencën kineze, ruse dhe turke – Viteve të fundit Serbia vlerësohet se ndjek një politikë të jashtme me disa shtylla – tërheq investime kapitale kineze (10 miliardë në 10 vitet e fundit), armatoset nga Rusia dhe merr ndihma nga BE. Në SHBA dominon mendimi që Rusia kërkon një gjendje të gjysëm-kaosit perpetual në Ballkan për të ruajtur influencën e saj. Putin ka shfrytëzuar Bosnjën dhe Kosovën për të distancuar Serbinë nga Perendimi. Përpjekje të ngjashme kishte edhe në tentim pucin e Rusisë në Maqedoni, përpjekjen për të sabotuar marrëveshjen Maqedoni-Greqi, tentim pucin në Mal të Zi dhe financimin e strukturave nacionaliste në Bosnje. Administrata Trump punon me supozimin që zgjedhja e mos-marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e bën Rusinë të panevojshme në Ballkan.

Gjithashtu, SHBA dëshiron të kufizoj politikën kineze të blerjes së influencës në Evropën Qendrore dhe Lindore përmes investimeve dhe huave për projekte infrastrukturore. Mali i Zi dhe Serbia vlerësohen si caqe të buta kineze. Në fakt Sekretari Mike Pompeo gjatë fjalimit të tij të fundit në Konferencën për Siguri në Mynhen kërkon refuzimin e teknologjisë 5G kineze dhe lansimin e projektit alternativ amerikan për të financuar projekte infrastrukturore në Evropë në vlerë 1 miliardë dollare. Kosova duhet të kuptoj që SHBA dhe Turqia nuk janë më aleatë. Në fakt Turqia e viteve të fundit shihet më tepër si kundërshtare dhe e afërt me Rusinë. Krahas kufizimit të rolit turk në Ballkan, SHBA është duke mbështetur Greqinë, Qipron dhe Izraelin për të kufizuar ndikimin turk në Mesdhe.

(4) Si përfundim, SHBA është e vendosur për një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi. Dialogu i udhëhequr nga BE mund të konsiderohet i vdekur. Pozicioni i Kosovës mund të vështirësohet nga protagonizmi i liderve politik te saj. Pra, në rast se nuk shtohet presioni publik për institucionalizim të dialogut, mund të përfundojmë me tensione të brendshme politike, jo për interes të Kosovës por nga obsesioni i personalizimit të dialogut dhe ruajtjes se relevances politike.

Share16Tweet

Related Posts

Mustafë Bajrami me fjalë të përzgjedhura për ambasadorin William Wallker!

Lidhja ime me Turqinë dhe raportet e mia me Erdoganin!

October 21, 2022

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Dinamika e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane!

July 17, 2022
Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

June 24, 2022

Fjalë të mëdha nga Amerika për Kurtin/ Shqiptarët e atjeshëm: Pas 22 vitesh doli një Kryeministër, që ua këputi ish-ave rrënjët e kumbarisë me Serbinë!

April 4, 2022

Kriza e madhe botërore ka filluar të ndjehet edhe në Amerikë: Biden lejon përdorimin e naftës nga rezervat e shtetit!

April 1, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.