Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti nuk kishin arritur ta shijonin në maksimum fitoren e Kosovës ndaj Malit të Zi.
Përfaqësuesja jonë fitoi 2-0 ndaj malazezëve me golat e shënuara nga Rrahmani dhe Vedat Muriq, që u realizuan qysh në pjesën e parë.
Amir Rrahmani ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, duke shkruar se nuk ka festë për të dy shkaku i testeve të dopingut.
“S’ka festë për ne. Koha e dopingut”, ka shkruar Rrahmani në një fotografi së bashku me Alitin.
Duket se paraqitja e tyre fantastike e ka impresionuar edhe UEFA-n që i kishte futur të dy lojtarët në testet e dopingut. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post