Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Çka ndodh nëse dështojnë përpjekjet për marrëveshje LDK-VV?

January 30, 2020
13
SHARES
104
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
LDK-VV

Dështimi eventual i negociatave ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës, do të sillte në tavolinë të gjitha opsionet tjera rezervë, përfshirë edhe zgjedhjet e reja apo qeverinë teknike, thonë analistët politikë.

Mandatarit aktual për formimin e qeverisë, Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes, i ka mbetur më pak se një javë, afat kushtetues, që të arrijë marrëveshjen dhe formojë qeverinë.

Në rast se ai dështon, fillon rrjedhja e afatit të dytë kushtetues prej 10 ditëve, për të cilin analistët shprehin mendime të ndryshme nëse sërish do t’i takonte e drejta Vetëvendosjes për të propozuar mandatarin, apo kjo e drejtë do t’i kalonte një partie apo koalicioni tjetër që siguron shumicën parlamentare në kuvend.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se të dy partitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë ngecur në pika të ngurta të cilat po shfaqin më shumë mungesë mosbesimi te njëra- tjetra sesa realisht në ndarjen e posteve. Ai konsideron se situata aktuale mund të çojë në dy drejtime apo dy opsione.

“Versioni i parë është që mandatari i dytë të provohet nga dikush tjetër, pra që të formohet një qeveri, një shumicë tjetër parlamentare, të cilën sigurisht që presidenti i shtetit do ta kërkojë, nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon ta krijojë shumicën parlamentare. Dhe versioni tjetër është me shumë gjasë një qeveri e përkohshme teknike deri në vjeshtë, që të krijohen kushtet për funksionim normal të institucioneve dhe pastaj zgjedhjet e reja në vjeshtë”, tha Rashiti.

Aktualisht, Vetëvendosje dhe LDK, të paktën sipas deklaratave publike, kanë kumtuar se nuk janë pajtuar rreth ndarjes së pushtetit. Përderisa Vetëvendosjes si parti fituese, LDK-ja nuk ia ka kontestuar pozitën e kryeministrit, kjo e fundit ka kërkuar që si baraspeshë në ndarjen e pushtetit, ta ketë pozitën e kryetarit të kuvendit, të cilën e ka marrë nën drejtim Vetëvendosje që nga data e konstituimit të Kuvendit më 26 dhjetor.

LDK e kërkon pozitën e kryetarit të kuvendit deri në ditën e zgjedhjes së presidentit të ri, duke i kërkuar Vetëvendosjes që ta përkrahë kandidatin e saj për president. Me zgjedhjen e presidentit, LDK ka shprehur gatishmërinë që t’ia kthejë Vetëvendosjes postin e kryetarit të kuvendit. Një formulë e tillë, deri më tani është hedhur poshtë nga Vetëvendosje.

Naim Rashiti thotë se nëse Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja, atëherë partia apo partitë që do të negocionin për formimin e qeverisë dhe ndarjen e pushtetit, do të mund të flisnin edhe për pozitën e presidentit të ardhshëm, pasi që zgjedhja e presidentit të ri, pritet diku në pranverën e vitit 2021.

Ndërkaq, analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se në rast se bisedimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së dështojnë, të gjitha veprimet duhet të merren konform Kushtetutës së Kosovës.

“Në bazë të Kushtetutës e dimë se duhet t’i jepet edhe një herë mundësia fituesit të zgjedhjeve, por me një mandatar tjetër dhe nëse dështon edhe atëherë, presidenti mbetet që të përdorë diskrecionin e tij, i cili mbase mund të përkthehet si mundësi për grupin tjetër më të madh parlamentar, që i bie të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Mushkolaj.

Sipas tij, nëse Vetëvendosje dhe LDK-ja janë deklaruar se nuk do të bëjnë koalicione me ndonjë parti tjetër, atëherë kjo nënkupton që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

“Zgjidhje mbetet organizimi i zgjedhjeve të reja nëse nuk shfaqet në ndërkohë ndonjë opsion tjetër, në kuptimin që mund të ketë edhe presion ndërkombëtar për shkak të afateve, të themi paraprakisht të përcaktuara, sidomos për arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Pra, që të krijohet një qeveri e cila do të mund të kishte bazë më të gjerë dhe do të kishte qëllim kryesor përfundimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, tha Mushkolaj, për Radion Evropa e Lirë. Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës më 26 dhjetor, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 20 janar, ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për postin e kryeministrit.

Sipas Kushtetutës, prej momentit që presidenti Thaçi mandaton Kurtin për kryeministër, nis edhe rrjedhja e afatit kushtetues prej 15 ditësh për krijimin e ekzekutivit.

Për disa javë me radhë Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë vazhduar takimet, por ato nuk kanë sjellë si rezultat ndonjë marrëveshje koalicioni.

Nëse marrëveshja nuk arrihet ditët në vijim, në fillim të javës së ardhshme, më 3 shkurt, mandatari Kurti pritet të deklarohet nëse negociatat kanë sjellë ndonjë marrëveshje apo kanë dështuar përfundimisht.

Aktualisht, Kosova qeveriset nga qeveria në detyrë, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, por e cila ka kompetenca të kufizuara.rel

Share10Tweet

Related Posts

Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja s’e votojnë marrëveshjen midis Kosovës dhe SHBA-ve!

December 30, 2021

Isa Mustafa s’mund ta harrojë dot humbjen e 14 shkurtit: Sivjet në dimër do nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!

December 23, 2021

Ofenduese/ Isa Mustafa e sulmon Presidenten Osmani në baza personale!

December 20, 2021

Përparim Rama e pranon botërisht: Kam la enë në Londër!

November 17, 2021

Isa Mustafa sulmon rëndë Vetëvendosjen: Janë mashtruesë, ‘Guxo’ ka mbetur kurkund!

November 16, 2021

LDK në Gjilan pëson humbje të rëndë, mposhtet Lutfi Haziri, fiton Alban Hyseni!

November 14, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.