Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Çka fiton dhe çka humb Kosova në rast shkëmbimi të territoreve?

September 7, 2020
6
SHARES
971
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Arton Musliu

Kërkesës së Serbisë për pozitën politike të serbëve në Kosovë, Kosova duhet t’i përgjigjet me kërkesën për trajtimin ekuivalent dhe simetrik të shqiptarëve në Serbi. Në të kundërtën, trajtimi asimetrik i këtyre dy entiteteve etnike çon në zgjidhje tjera jo konvencionale.  

Shkruan: Arton Musliu

Stereotipet të cilat janë saju në shqërinë kosovare kan dogmatizu tejmase secilin prej nesh. Parimet tabu dhe pragmatizmi ekstrem kan shkaktu relacione jo racionale. Ato duhet të reduktohen sipas racionalitetit politik, filozofik e sociologjik. Parimet tabu duhet të reduktohen në parime sepse si të tilla ato janë të debatueshme, të diskutueshme e të interpretueshme, ndërkaq pragmatizmi ekstrem duhet të reduktohet në pragmatizëm liberal.

Parimet pa pragmatizëm shndërrohen në dogma. E dogma është drogë. Prandaj, ne duhet të çlirohemi nga dogma. Praktikisht në kontekstin tonë aktual politik kjo manifestohet nëpërmjet stereotipit: integriteti territorial i Kosovës është i pacënueshëm, e sovraniteti shtrihet në tërë territorin e Republikës! Ndërkohë që për çdo ditë ky integritet e ky sovranitet cënohet në të dyja anët e Kosovës. Kjo është hipokrizi e demagogji, përveç se papërgjegjësi.

Në fakt, janë disa pyetje së cilave ne ende nuk i kemi dhënë përgjigje.

Pse shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk duhet të bashkohen me Kosovën përmes ridefinimit

të kufijve me Serbinë?!

Pse duhet të gozhdohet ai që shpreh dhe mbështet bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Kosovën?!

Pse ata shqiptarë nuk duhet t’i bashkohen Kosovës?!

Duke u barikaduar kështu, a po i shndërrojmë ata në qytetarë të dorës së dytë?!

Pse shteti dhe shoqëria jonë duhet të vazhdojnë të shikojnë imazhin iluziv të plotfuqishmërisë sonë gjithandej?!

Si mund të jesh edhe patriot e edhe kundër bashkimit të bashkëkombasve të luginës me Kosovën?! Pse të mos e shqyrtojmë, diskutojmë e debatojmë si shoqëri normale shkëmbimin?!

Shkëmbim të territoreve ka pasur përgjatë historisë. Një i tillë ka ndodhur në mes të Austrisë dhe Bavarisë sipas marrëveshjes së 14 prillit të vitit 1816. Kështu Austria në shkëmbim të rajoneve të Haus- ruckviertel dhe Innviertel me mbi 200,000 banorë dha rajonin e Mount Tonnere që në vitin 1812 kishte mbi 300,000 banorë dhe qytetin e vogël e Landau-t bashkë me kala. Por, shkëmbime të tilla hasim edhe në ditët e sotme. Në mesin e vitit 2015, India dhe Bangladeshi arritën një marrëveshje historike duke u pajtuar që bengalët që jetonin në enklavat e tyre në Indi dhe hindusët që ishin në enklavat e tyre në Bangladesh të bëhen pjesë e shteteve të tyre rrespektive, duke shkaktuar kështu ndryshime territorilale dhe kufitare.

Madje, një marrëveshje e tillë ka mundësuar paqë pas shumë dekadave tension e konflikt. Të tilla ndërmarrje kan ndodhur në fillim të këtij viti edhe ndërmjet Kirgistanit dhe Taxhikistanit, në regjionin kufitar Batken, apo ndërmjet Belgjikës dhe Holandës, katër vite më parë. Të gjitha këto marrëveshje janë bërë në mënyrë paqësore dhe me pajtimin e palëve rrespektive.

Në anën tjetër nuk mund të sillemi indiferent edhe ndaj shkëmbimeve masive që kan ndodhur, të mbështjellura shpesh me petkun e dhunës dhe shtrëngimit në mes të hindusëve dhe myslimanëve me ç’rast katërmbëdhjetë milion njerëz lëshuan shtëpitë e tyre, turqëve e grekëve apo sllovakëve e hungarezëve. Pa harru asnjëherë potencialin eksplodues që mund të ketë një gjë e tillë në rajon.

Sepse duke qenë se kemi të bëjmë me Serbinë, ne nuk duhet të harrojmë asnjëherë politikat hegjemoniste të saj karshi Kosovës. Në një situatë hipotetike të shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë problem në vete paraqet përcaktimi i hapësirave, apo zonave ku do të mbahet referendum, nëse veç mbahet një i tillë. Probleme të tilla janë hasur edhe në referendumin e Schleswigut. Prandaj, duke pas parasysh dinamikat ndërkombëtare dhe pozicionin tonë në relacionet e reja euroatlantike, për Kosovën është shumë e rëndësishme përmbyllja sa më e shpejtë e marrëveshjes finale me Serbinë.  Në këtë proces, si edhe në çdo proces tjetër, roli i SHBA- së është krucial, i pazëvendësueshëm.

Shqetësimet kryesore në lidhje me atë se çka humb Kosova lidhen me pasuritë e Trepçës dhe Liqenin e Ujmanit. Në të vërtetë, sipas një studimi të RIDEA- s, të vitit të kaluar, Trepça përbëhet prej 15 zonave minerare ku vetëm 4 prej tyre janë aktive dhe në funksion. Minierat aktive dhe në funksion përbëjnë 50 % të të gjithë rezervave gjeologjike të Trepçës.

Dy prej këtyre zonave (minierave), janë Belo Bërdo dhe Cërnac, të cilat gjenden në Leposaviç në kufirin me Serbinë. 77 % të depozitave të Minierës së Belo Bërdo-s gjenden në territorin e Serbisë dhe 23 % në territorin e Kosovës. Ndërkaq, 58 % të depozitave të Minierës së Cërnac -it gjenden në territorin e Serbisë dhe 42 % në territorin e Kosovës. Ventilimi dhe pajisjet e ujit, të këtyre minierave, gjenden në Serbi. Këto miniera nuk kan qenë dhe ende nuk janë nën autoritetin e institucioneve kosovare që nga paslufta. Ato menaxhohen dhe kontrollohen nga serbet të cilët janë autonom në ushtrimin e veprimtarisë së tyre.

Ndërkohë që miniera e Stantërgut dhe Artanës gjenden nën kontrollin dhe autoritetin e institucioneve kosovare. Përkitazi me Ujmanin mund të thuhet se është aset i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës i cili gjendet në masën më të madhe në territorin e Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, në rast të një shkëmbimi territorial si pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë, për Kosovën do të lindnin rrethana krejtësisht të të reja.

Kosova do të përmbyllte procesin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj përmes njohjes reciproke, duke u bërë anëtare e OKB- së dhe duke nis rrugën për anëtarësim në BE, NATO e organizata tjera ndërkombëtare. Përndryshe, tani për tani kështu siç jemi, Kosova nuk ka njohje të reja, por ka tërheqje të njohjeve, kemi tentime për anëtarësime në organizma e organizata ndërkombëtare por nuk kemi sukses, nuk kemi sovranitet funksional por kemi ndëryhrje të Serbisë në veri dhe verilindje.  Thjesht, nuk kemi përspektivë.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të bëhej i panevojshem. Kosova tashmë ka përbrendësu juridikisht asociacionin e komunave me shumicë serbe. Si i tillë ky asociacion është kategori kushtetuese. Ky asociacion, në mënyrën se si është saju, me potencialin centralizues që ka, me pikën referuese që mendohet se do ta ketë në veri dhe me pretendimet politike serbe për organizim autonom në Kosovë, do të thotë luftë për gjeneratat e ardhshme.

Do të përmbyllte një cikël njëqind vjeçar konfliktesh e luftërash me Serbinë. Dhe një gjë e tillë nënkupton mundësinë reale të secilës qeveri të vendit për të punu me kapacitete të plota në politikat e brendshme në të gjitha sektorët. Prandaj, një marrëveshje finale me Serbinë do të zhvendoste përqëndrimin tek problemet reale dhe të përditshme të qytetarëve.

Jeta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të ndryshonte pakthyeshëm. Kësisoji, ata do të bashkoheshin me Kosovën dhe do të ndiheshin qytetarë të lirë dhe të sigurt në shtetin e tyre.

Trendi asimilues dhe zbehja e vazhdueshme e identitetit kombëtar shqiptar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të ndalej. Një trend të tillë tashmë po e shohim në shqiptarët e Malit të Zi, përfaqësuesit e të cilëve mund të jenë vendimtar në krijimin e qeverisë së re pro perëndimore apo pro serbe. Dukuri të tilla janë hasur edhe te sllovakët në Hungari apo kuebekasit në Kanada.

Kufizimet juridike dhe konstitucionale do të mund të revidoheshin. Aktualisht Kosova është Finlanda e Ballkanit. Ashtu siç finlandezët kan përbrendësu entitetin suedez atje, në të njëjtën mënyrë Kosova është peng i të drejtave të dyfishta të komuniteteve jo shumicë. Prandaj, një marrëveshje finale eventuale në të cilën do të përfshihej edhe shkëmbimi, do të krijonte mundësi të ndryshimit të kornizës juridike përkitazi më këto të drejta.

Kosova do të fitonte stabilitetin mbi të cilin mund të zhvillohet. Aktualisht ky nuk është rasti.

Duke e zgjidhur përfundimisht konfliktin njëqind vjeçar me Serbinë, do të krijohen rrethana të reja për një afrim dhe bashkëpunim më intenziv e më dinamik më Shqipërinë.

(Autori është njohës i çështjeve juridike, botues i dy librave universitare nga shkencat juridike)

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Përfshirja e Luginës së Preshevës në buxhetin e Kosovës, Sinani: Ka qenë kërkesë e kahmotshme e shqiptarëve të këtushëm!

October 30, 2021

Për herë të parë Kosova ndan dy milion euro nga buxheti i saj për Luginën e Preshevës, nisin reagimet e para!

October 30, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë!

October 18, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.