Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm në Skenderaj, ku një polic u plagos me armë zjarri dhe një tjetër me mjete të forta.
Për incidentin e ndodhur mbrëmë në Skenderaj, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Në këtë incident në të cilin dyshohet se është përfshirë Nuredin Lushtaku dhe dy djemtë e tij, Çitaku ka thënë se është i papranueshëm sulmi ndaj Policisë së Kosovës.
Ajo ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të reagojnë sa më parë në zbardhjen e rrethanave, duke theksuar se “Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen”, dhe se askush nuk është mbi ligjin.
Reagimi i plotë i Çitakut:
Turp të qoftë Nuredin Lushtaku.
Me e sulmu policinë e Kosovës duhet të jetë e papranueshme në çdo rrethanë.
Shpresoj që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit. Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen. Askush mbi ligjin. Pikë.