Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Cila parti do të jetë humbëse? LDK e nxorri Presidentin por kapet te MPB-ja!

December 26, 2019
31
SHARES
4.1k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Albin Kurti-Isa Mustafa

Disa oferta janë vënë në tavolinë të diskutimit nga Albin Kurti e Isa Mustafa, por, që asnjëra nga to nuk i ka kënaqur mjaftueshëm të dyja palët që të zgjasin dorën e pajtimit.

E gjithë kjo që të bëhen bashkë në koalicionin që e kishin premtuar se do të nënshkruhej 72 orë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Por, cila është oferta më e fundit dhe në çfarë kushte VV u pajtua t’ia lë të drejtën LDK’së për ta propozuar Presidentin.

Që nga korriku, kur vendi mbeti me qeveri në detyrë, lideri i VV-së Albin Kurti e Isa Mustafa i LDK-së, nuk i kanë ndalur takimet për t’u marrë vesh lidhur me mundësinë e krijimit të një koalicionit, që do të mund t’i çonte në qeveri së bashku.

Fillimisht, kishte dështuar nisma e dy partive opozitare që të shkonin me një listë të përbashkët zgjedhore në 6 tetor, megjithatë, ishte dhënë fjala se pas rezultateve, opsione të vetme për koalicion LDK e VV do ta kishin njëra tjetrën. Në parim, të dyja do të mateshin në elektorat se cila është më e fortë.

Kur pas gjashtë tetorit, si parti e parë u konfirmua Lëvizja Vetëvendosje me 15 mijë vota diferencë e LDK si parti e dytë, nga partia e Isa Mustafës nuk pranuan që të flisnin për marrëveshje, pa u konfirmuar fituesi.

Me certifikimin e rezultateve, Albin Kurti ftoi menjëherë në takim Mustafën. Pasi që u panë për herë të parë kur dihej se kujt i takon mandatari, Kurti bëri edhe një premtim të madh, duke thënë se do të ju duhen vetëm 72 orë për të vënë nënshkrimin për marrëveshje.

Derisa nesër bëhen një muaj që kur KQZ ka bërë certifikimin, premtimi i VV-së dhe LDK-së nuk është realizuar.

Shtatë takime në mes të grupeve punuese, ku u tha se u harmonizua 100 për qind programi e takime të tjera në nivel të liderëve nuk sollën rezultat.

Kjo pasi që pengesa kryesore ndodhi kur Kurti e Mustafa u ulën në tavolinë për të ndarë përgjegjësitë në qeverisje.

VV si parti e parë kërkoi që të përfaqësohet ashtu siç ka vendosur edhe vullneti qytetar, e LDK konsideroi se në vota nuk patën dallime të mëdha, kështu që duhet të ndajnë përgjegjësitë në mënyrë krejt të barabartë.

Në fakt takimet kokë më kokë Kurti – Mustafa patën rezultat vetëm kur u bë ndarja e ministrive. Edhe këtu Mustafa shkoi me një kërkesë, që të zgjidhte ai i pari, kërkesë kjo që ia plotësoi Kurti.

Gjërat u  komplikuan kur kërkesë e parë e Mustafës ishte MPB-ja, dikaster ky që ka qenë premtim elektoral i VV-së, që nga fillimi.

Kurti e pranoi kërkesën e Mustafës, derisa, LDK mori pos MPB-së, Ministrinë e Arsimit, Mbrojtjes dhe Infrastrukturës.

Në anën tjetër, VV-ja zgjodhi MPJ-në, financat, zhvillimin ekonomik, shëndetësinë dhe drejtësinë. Ministritë për kthim dhe komunitete u mbetën ndërkaq pakicave.

Deri në këtë pikë, Kurti e Mustafa u dakorduan derisa lideri i LDK’së kërkoi që e drejta për ta propozuar Presidentin ti takojë LDK’së bashkë me postin e krye parlamentarit, e zëvendëskryeministrit.

Te kjo pikë që mbeti pikë e mosmarrëveshjes nuk u gjet zgjidhje as pas sa muajsh.

Mbrëmë Kurti përfundimisht njoftoi se LDK e VV shkojnë në seancë pa marrëveshje për koalicion.

Ai tregoi edhe ofertën e fundit që ia bëri LDK-së e që nuk u pranua nga këta të fundit. Edhe këtu u pa se mospajtimi kryesoi është posti i presidentit, për të cilën po insiston Lidhja Demokratike.

Kurti në ofertën e fundit që i ka propozuar LDK-së, ka sqaruar se VV kërkon që si parti të parë të kenë kryetarin e Kuvendit, derisa LDK-së i takon nënkryetari i dytë. Në marrëveshje ai ka kërkuar që të bëhet rokada midis këtyre posteve, e që rrjedhimisht, krye parlamentarin e merr LDK e nënkryetarin e dytë LVV. Kësisoj  LDK e ka krye parlamentarin e LV dy nënkryetarë të Kuvendit.

LV tutje ka kërkuar që çështja e presidentit të lihet për më vonë, e nëse kjo nuk pranohet nga LDK-ja e të bëhet premtimi për këtë pozitë, atëherë Kurti ka kërkuar në këmbim MPB-në.

“ Çështjen e Presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo, nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: MPB, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, tha ai në video mesazhin që e publikoi dje, teksa sqaroi se nominimi i LDK-së të bëhet pasi që të gjendet një personalitet konsensual për të cilin do të pajtohen edhe në strukturat e VV-së.

“Nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet konsensual jashtë partiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij/saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i Vetëvendosje!”, ka thënë tutje.

Ai ka thënë se MKRS-ja do të ndahet, e me këtë rast, Kultura dhe Rinia do të shkojnë me Ministrinë e Arsimit, e sporti me atë të shëndetësisë.

“Sipas kërkesës së LDK, MKRS ndahet, me ç’rast Kultura dhe Rinia i kalojnë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq, Sporti i kalon Ministrisë së Shëndetësisë. Pakicat jo serbe e marrin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe Ministrinë për Komunitete”, ka shpjeguar tutje.

Pasi që me këtë video mesazh që Kurti vendosi ta shpërndajë për të treguar se marrëveshja ka dështuar një reagim pati edhe nga LDK-ja.

Mustafa tha përmes një shkrimi në Facebook se LVV është duke kërkuar më shumë hise në qeveri, e prandaj nuk po pajtohen me ta për presidentin.

“Ndryshe nga deklarimet e tyre publike, Vetëvendosja tregoi sonte se është gati të zotohet për ta mbështetur kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President të Kosovës, vetëm se kërkon më shumë hise në qeveri. Ky nuk është parim, por tentim për të përfituar më shumë”, tha ai.

Me gjithë mospajtimet, VV e LDK do t’i vazhdojnë përpjekjet për ndarje të pozitave dhe arritje të marrëveshjes, pasi që në seancën e sotme nuk do të konstituohet kuvendi, përveç se bëhet betimi i deputetëve.

Deri më tani merret vesh se VV ani pse i takon sipas kushtetutës, nuk do të bëjë ndonjë nominim për krye parlamentar./Gazeta Mejdani/

Share7Tweet

Related Posts

Konvergjenca me Listën Serbe!

August 6, 2022

Qeveria e Kosovës i propozon një detyrë të rëndësishme Veton Surroit!

July 1, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022

Mustafë Bajrami ka një porosi për ata që dëshirojnë t’i kuptojnë drejtë ngjarjet e mëdha që ndodhin nëpër botë!

February 27, 2022

Nuk miratohet kërkesa e PDK-së për debat lidhur me shtrenjtimin e rrymës!

January 20, 2022

Hoxhallarët dalin kundër Ministrisë së Arsimit: Mbulesa dhe mësimi fetar nuk i cënon shkollat!

January 4, 2022

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.