Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes në konferencën e parë pë shtyp para ndeshjeve me Republikën e Çekisë dhe Anglisë, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro2020”
Challandes të premten publikoi listën e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme.
“Dy muaj më vonë e kam shikuar edhe një herë ndeshjen dhe mendoj se kemi përparuar shumë nga atëherë. Kam shikuar edhe ndeshjen ndaj Anglisë, por që askush nuk ka arritur ta mbajë dallimin e posedimit të topit në 60% me 40%”. Nganjëherë jemi me fat dhe Çekia është një skuadër e mirë. Fitorja e tyre ndaj Anglisë nuk ishte befasi. Ata kanë statistika të mira ndaj nesh dhe kishin krijuar gjashtë shanse këtu kundër nesh në Prishtinë. Nuk ka qenë fitore e lehtë dhe as nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Edhe ata kanë pikët e dobëta, por nuk dua t’i them këtu, por nëse i kemi mposhtur njëherë, mund t’i mposhtim sërish”, deklaroi Challandes.
Challandes ka treguar se futbollistët e tij për bazë kanë ndeshjen ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt, që u zhvillua të dielën mbrëma.
“Ne duhet të jemi të gatshëm për të gjitha situatat dhe të luajë si fizikisht ashtu edhe mënyrë psikike. Ne kemi cilësi, por duhet të dimë si ta qarkullojmë topin, nëse e keni parë lojën e djeshme të Liverpoolit dhe Manchester Cityt, aty ka shumë lojë me mentalitet të lartë. Ka të bëjë me shpirtin luftarak, por edhe me mentalitetin fitues, Liverpooli e kishte këtë dhe duhet të luajmë edhe ne një lojë të tillë me mentalitet fitues”, ka përfunduar Challadnes, raporton Insporti.com.
Kosova të enjten më 14 nëntor zhvillon ndeshjen me Çekinë në Plzen, ndërsa ndeshjen me Anglinë tri ditë më pas në Prishtinë.
“Dardanët” renditen në pozitën e tretë me 11 pikë, vetëm një më pak se Çekia që renditet në pozitën e dytë me 12 pikë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post