Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Çfarë na mëson Turqia sot?

December 27, 2020
14
SHARES
1.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Armand Bora

Vitet e fundit Turqia është bërë vend që prodhon lajme të një interesi mbarë botëror.

Shkruan: Armand Bora

Ajo çfarë ndodh dhe vendimet që merren në këtë vend të madh euroaziatik, janë në vëmendjen e kancelarive të shteteve më të fuqishme të botës.

Pozita gjeografike dhe fuqia e saj ekonomiko ushtarake e ka vendosur Turqinë në pozicionin e një akteri të rëndësishëm dhe serioz për zgjidhjen e të gjitha konflikteve në rajon apo edhe më gjerë.

Si një nga ushtritë më të fuqishme në NATO dhe me investime të rëndësishme në sektorin ushtarak, Turqia ja ka dalë jo vetëm të forcojë dhe garantojë sigurinë e territorit të saj, por ka treguar, gjithashtu, se ka aftësinë për të kontrolluar dhe zgjidhur të gjitha konfliktet në të cilat ajo ka ndërhyrë.

Edhe pse e përballur me goditje të vlerës së monedhës së saj si edhe me përpjekje të vazhdueshme për t’i nxjerrë produktet turke nga tregjet e ndryshme të rajonit apo dhe ato botërore, përsëri Turqia mban statusin e partnerit strategjik, me investime të rëndësishme në shumë vende të rajonit, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Qëndrueshmëria ekonomike dhe sistemi i fortë shëndetësor u panë qartë edhe gjatë pandemisë së Covidit-19. Në një kohë që kjo pandemi vuri në provë dhe gjunjëzoi jo pak shtete Turqia tregoi se ishte e aftë ta përballonte këtë pandemi, si edhe të lehtësonte nevojat e shumë shteteve të tjera përmes ndihmave të shumta në mjete dhe personel të specializuar.

Vetëm disa ditë më parë Kuvendi i Turqisë miratoi buxhetin e vitit 2021 dhe sektori më i financuar ishte arsimi me shumën e 26,5 miliardë dollarë. Kjo mbështetje financiare për arsimin tregon më së miri se investimet po bëhen për të patur jo vetëm një Turqi të fortë në fushën ekonomike dhe ushtarake, por edhe një shoqëri mëndje hapur dhe të aftë për t’u përballur me të gjitha sfidat e së ardhmes.

Sot Turqia është një shtet që synon të ketë vendin dhe fjalën e saj në tavolinën e diskutimeve ku vendoset mbi ecurinë e zhvillimeve botërore dhe duket se tashmë ky është një qëllim i shpallur i saj. Në rrugën e realizimit të këtij qëllimi jo të vogël dhe të lehtë për t’u arritur, faktorë të ndryshëm, të brendshëm dhe të jashtëm, kanë ndikuar duke e lehtësuar apo vështirësuar këtë proces. Edhe pse padyshim që roli i presidentit Erdogan mbetet më i rëndësishmi dhe vendimtari në këtë proces, duket se realizimi i synimit për ta vendosur Turqinë pranë shteteve më të fuqishme të botës është kthyer në një qëllim rreth të cilit është përbashkuar i gjithë kombi.

Pikërisht kjo është edhe ajo se çfarë na tregon sot Turqia: Një platformë kombëtare të cilën e ka kthyer në motorin e të gjitha nismave, qoftë këto politike, ekonomike apo ushtarake; një projeksion për arritjen e të cilit punon e gjithë klasa politike, shoqëria dhe çdo individ i saj. Një vizion i cili rrit krenarinë për vendin, historinë e kombit; krenari që në mënyrën më të thjeshtë shprehet përmes flamurit kombëtar të cilin do ta shikosh diku, kudo që të ndodhesh në çdo cep të Turqisë. Vlerësim dhe nderim për të gjithë dëshmorët e rënë në shërbim të kombit, portretet dhe emrat e të cilëve veshin mure dhe fasada vendkalimesh.

Ndonëse me shumë kundërshti dhe mosmarrëveshje për mënyrën dhe format e zhvillimit ekonomik të vendit, klasa politike në Turqi ka treguar dhe vazhdon të tregojë se në raport me ruajtjen e interesit dhe pavarësisë kombëtare është rreshtuar e gjitha në të njëjtin krah dhe nën të njëjtin qëndrim. A nuk u tregua kjo në mënyrën më dinjitoze në rastin kur kombi turk u vu përballë rrezikut në grushtin e shtetit të natës së 15 korrik të vitit 2016? A nuk vazhdon të mbahet i njëjti qëndrim sa herë që vihet në pyetje interesi dhe pavarësia kombëtare edhe pse ndoshta interesi i vogël partiak të grish për të hyrë në pazare?

A nuk është pikërisht kjo që i mungon sot shoqërisë shqiptare? Një platformë dhe vizion përbashkues rreth të cilit do të mund të ndërtonim të ardhmen tonë. Thirrja kombëtare që nisi me ndryshimet pas rrëzimit të regjimit komunist, ‘E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa’ mbeti një ëndërr e parealizuar e cila nuk nxit më frymëzim kombëtar. Fatkeqësisht, alternativat që ofron sot klasa politike janë ose mbajtja dhe vazhdimi i pushtetit ose vetëm ndërrimi i tij. Klasa politike nuk gjen asnjë pikë që të bashkohet mes vetes dhe një interesi kombëtar. E mbërthyer prej verbërisë strategjike ajo vazhdon të mbetet peng i dëshirës për pushtet dhe jo domosdoshmërisë për ndryshime. Prandaj edhe ndodh që shpesh interesa të vogla partiake apo edhe frikëra individuale vendosen fare lehtësisht mbi çdo interes kombëtar. Andaj edhe forma më e qartë me të cilën qytetarët shqiptarë e shprehin sot krenarinë dhe dashurinë për vendin është duke e braktisur atë. Klasa politike duhet të kuptojë se gjendet përpara një sfide të madhe. Dhe kjo sfidë nuk është fitimi i zgjedhjeve të radhës por rikthimi i besimit, arsyes, motivit dhe dëshirës për t’ju bashkuar projeksionit të Shqipërisë që meritojmë. Shenjat e para tregojnë se edhe në këtë fushatë për zgjedhjet e 25 prillit ka fare pak shpresë për të parë Shqipërinë që shqiptarët meritojnë.

ShareTweet

Related Posts

Mustafë Bajrami me fjalë të përzgjedhura për ambasadorin William Wallker!

Lidhja ime me Turqinë dhe raportet e mia me Erdoganin!

October 21, 2022

Ambasadori i Republikës së Turkiye Çağrı Sakar, viziton Mustafë Bajramin në shtëpinë e tij!

September 4, 2022

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Mustafë Bajrami/ Sondazhet e fundit: Erdogan lideri politik më i pëlqyer në Turqi, AKP prinë para partive tjera!

August 6, 2022

Fuqia diplomatike e Turqisë!

August 2, 2022

Pse disa vende janë neutrale në luftën Rusi-Ukrainë, dhe sa po i kushton Evropës kjo gjendje!

July 19, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.