Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Çfarë mund të mësojnë shqiptarët nga Ibn Khalduni!

October 3, 2023
9
SHARES
4.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Imam Muhamed SytariRealitetet e sotme shqiptare, të mbushura me varfëri e mjerim, skamje e frikë, diktaturë anarkike, imponime të neveritshme të imoralitetit dhe afetarizmit, shthurrjes morale e devijimit logjik e intelektual prej klasave të ndryshme që sundojnë vendin nëpërmjet formave të bollshme të sundimit bashkëkohor etj, po bëhen përditë e më shumë shtysë për thyerrjen e barrierave të neglizhencës dhe mospërfilljes sociale në rrethet muslimane.

Shkruan: Muhamed B. Sytari

Mendoj se, elita e muslimanëve të vendit, (edhe pse e shoh me skepticizëm mundësinë reale të ekzistencës së saj, por asnjëherë s’e kam mohuar as e mohoj), e ka për detyrë emergjente thyerjen e tabuve të heshtjes, mosorganizimit sistematik, mosshfaqjes e mos daljes në skenë në mënyra dinjitoze. Njësoj si detyra morale e studimit të rrugëve për organizime sociale që mundësojnë shfaqjen dhe përhapjen e moralit tonë islam, sidomos për brezat e ri, që rriten sot, shumë më keq se ata të periudhës ateiste, ku rrethi i zhvillimit intelektual e moral ishte i ngushtë, aq sa sot, mjerisht shihen pasojat e breznive të dalura nga inkubatorët e asaj kohe; janë krijesat zombi, që duan ta shqyejnë e ta zhdukin mirësinë nga ky vend, nga ky komb, nga kjo tokë me begati të pallogaritshme, të keqadministruara e të shitura për ujin e fytyrës..!?

Izolimi i elementit elitar musliman shqiptar nga pjesa tjetër e botës, është dhimbje e madhe, dëmet e së cilit kthehen në vetëkënaqësi komunitare me asgjënë, me hiçin, me vakumin, me pasivitetin, me heshtjen, me frikën, me zërin e ngjirur, me gjymtyrët e paralizuara, me.., me…

Ne jemi vendi i vetëm musliman në botë, ku klasa politike guxon të deklarojë se Shqipëria nuk ka pse të ketë lidhje dhe vend në Konferencën e Bashkëpunimit Islam!? Sikurse jemi vendi i vetëm musliman në botë, ku islamofobia sa nuk është shpallur fé shtetërore!? Sikurse jemi vendi i vetëm musliman në botë, që nuk merr pjesë në mënyrë dinjitoze në konferencat elitare të organizmave ndërkombëtare teologjike të botës!? Ne, vendi i emrave të mëdhenj të dijes islame, sot jemi vendi më i papërfillshëm dhe më i papeshë në glob në këtë drejtim, mealesef!? Dhe, kjo është e dhimbshme, shumë e dhimbshme!

Në këtë vend, dita-ditës, njerëzit flasin vetëm për largim e emigrim, ndërkohë që pasuritë e tij keqpërdoren e grabiten nga e keqja me pushtet, që ditë pas dite fuqizohet e kthehet në makth e vner, që i përplaset fytyrës çdo shqiptari, muslimanëve në veçanti!?

Termat kryesore të jetës shqiptare, sot janë: hashash, drogë, plehra, krim, mungesë sigurie, pensione injoruese, papunësi, korrupsion, borxhe, grabitje, islamofobi, frikë, sharje, denigrime, imoralitet, prostitucion, devijim i natyrës origjinale, në të cilën Zoti krijoi mashkullin dhe femrën, tendenca kanceroze për deformimin e kodit të familjes, kurajo e mbështetur nga kolonizimi i jashtëm i këtij lloj degjenerimi të patolerueshëm dhe të papranueshëm, deformim i dhunshëm i historisë, pastrim i figurave të errëta e antikombëtare të vendit etj, etj!?

Dhe, këto fakte janë drithëruese, të frikshme, alarm që duhet të zgjojë çdokënd që ka pak ndërgjegje, besim e përgjegjësi ndaj vetë jetës, familjes, fëmijëve, të ardhmes!

Gjithë këto mendime më erdhën teksa po lexoja sot, Ibn Khaldunin, i cili tregon një ngjarje, që ia përngjet shumë realiteteve shqiptare të lartpërmendura. Thotë: “Një mbret burgosi një nga vezirët e tij, së bashku me të birin e mitur. Shumë vite kaluan në burg, babë e bir. Djali u rrit dhe zuri mend. Nisi të pyeste të atin për mishin e bagëtive, me të cilin ushqeheshin ndonjëherë se, nga çfarë lloji ishte? Ndonëse djali nuk kishte parë kurrë në jetën e tij, bagëti. E vetmja kafshë që njihte dhe që kishte parë sa e sa herë, ishte miu!? Dmth, mendonte se miu ishte lloj bagëtie, njëkohë që i ati e kundërshtonte dhe mundohej t’ia shpjegonte…”

Përherë e më tepër, realitetet tona po kthehen si ato të djalit të burgosur të vezirit, rrethi i njohurive të cilit ishte ngushtuar shumë, ishte izoluar, nuk prodhonte shpresë e dritë, as vizion e optimizëm..!?

Zoti na ruajtë nga vdekja e shpresës, nga izolimi i mendimit, nga shuarja e vizionit për zhvillim e ndërtim, nga dominimi i racizmit, urrejtjes dhe islamofobisë dhe kthimi i tyre në kushtetutë të shenjtë në këtë vend!

Me fjalë të tjera: “Kush të shohë prej jush një të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij…”

ShareTweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.