Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Çfarë është e pakthyeshme pas një viti pandemik?

June 4, 2021
9
SHARES
1.4k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Selman Rushdi

Në librin e saj të famshëm “Sëmundja si metaforë”, Susan Sontag – vetë një e mbijetuar nga kanceri, e cila vite më vonë u prek nga një tjetër tumor – na paralajmëroi që të mos e shohim shëndetin e keq si një metaforë të disa sëmundjeve të tjera sociale.

Shkruan: Selman Rushdi

”Unë mendoj se sëmundja nuk është një metaforë, dhe kjo është mënyra më e vërtetë për ta trajtuar këtë sëmundje“, shkroi ajo. Por, teksa pandemia globale nisi të përhapej me shumë vrull vitin e kaluar, shumë njerëz nuk arritën që të zbatojnë këshillën e saj.

Zërat të ndryshëm, nga një zëdhënës të Shtetit Islamik, sportisti i njohur amerikan Hulk Hogan dhe deri tek pastori konservator nga Florida, Rick Wiles, deklaruan se virusi ishte një ndëshkim nga Zoti. Zëra të tjerë, me një përmasë më shumë ambientaliste, sugjeruan se pandemia ishte hakmarrje e natyrës ndaj racës njerëzore. Edhe pse, të them të drejtën, kishte zëra më të fortë që paralajmëronin kundër antropomorfizimit të “Nënës Natyrë”, ndërkohë qarkulloi edhe ideja e vjetër se raca njerëzore është virusi nga i cili Toka po përpiqet ta marrë veten.

Politikanët e cilësuan pandeminë si një luftë. Arundhati Roy e quajti atë “një portal, një portë hyrëse midis një bote dhe botës tjetër”. Dhe, pati shitje rekord të romanit “Murtaja” të shkrimtarit francez Albert Camus, botuar për herë të parë në vitin 1947.

Unë nuk e bleva asnjërën prej tyre dhe asgjë që shkruhej rreth ndëshkimit hyjnor ose tokësor, apo mbi ëndrrat për një të ardhme më të mirë. Shumë njerëz donin të mendonin se disa të mira do të dilnin nga ky tmerr, se ne si specie do të mësonim në një fare mësime disa leksione të virtytshme, dhe do të dilnim nga bllokimet si flutura të shkëlqyera të Epokës së Re, duke krijuar më me elegancë, me më pak lakmi, më me mençuri nga pikëpamja ekologjike, duke qenë shoqëri më pak raciste, më pak kapitaliste, dhe më shumë gjithëpërfshirëse.

Kjo më dukej dhe më duket ende si një mënyrë të menduari utopik. Koronavirusi nuk më bëri përshtypje si ndonjë paralajmërues i socializmit. Strukturat e fuqisë botërore dhe përfituesit e tyre nuk do t’i dorëzohen lehtë një idealizmi të ri.

Nuk mund të mos më dukej e çuditshme nevoja jonë e çuditshme për ta imagjinuar të mirën që del nga e keqja. Evropa në kohën e epidemisë së Vdekjes së Zezë dhe më vonë Londra gjatë Murtajës së Madhe, nuk ishin plot me njerëz që përpiqeshin të shihnin anën pozitive të gjërave. Njerëzit ishin shumë të zënë me përpjekjet për të mos vdekur.

Ne nuk jemi rastësisht speciet dominuese në këtë planet. Kemi aftësi të mëdha për mbijetesë. Dhe, do të mbijetojmë. Por dyshoj se do të ketë një revolucion social, të nxitur nga leksionet që do të na lërë kjo pandemisë. Nga ana tjetër është e sigurt se dikush mund të shpresojë për përmirësimin e gjërave dhe të luftojë për këtë, dhe ndoshta fëmijët tanë do ta shohin – ose do ta bëjnë – më të mirë këtë botë.

Është një pjesë e tragjedisë sonë, që në këtë kohë krize ne jemi të mallkuar, në shumë vende të botës, përfshirë tri vende që i kam më shumë për zemër, të kemi në krye udhëheqës cinikë dhe me mendje të mbrapshta. Në Indi, qeveria e Narendra Modit e përdori pandeminë për t’ua hedhur fajin myslimanëve. Në Britani, Boris Johnsoni (megjithëse u sëmur vetë nga virusi), e trajtoi krizën me një paaftësi epike duke i minimizuar në fillim rreziqet, duke reaguar shumë pak dhe shumë vonë, dhe duke vazhduar të luante kartën kundër emigracionit të mbështetësve të Brexit-it, pavarësisht nga fakti se mjekët dhe infermierët që u kujdesën në spital ishin emigrantë dhe nga faktit tjetër se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik varet në tërësi nga aftësitë dhe guximi i tyre. Dhe, në Amerikën e Donald Trumpit, ku asgjë nuk ishte më e paimagjinueshme, dhe pavarësisht sesa poshtë ra ai dhe ndjekësit e tij, ekzistonte gjithmonë një nivel edhe më i ulët për t’u zhytur. Në Trumpistan virusi (ashtu si gjithçka tjetër) u politizua, u minimizua si rrezik, u quajtur një hile e demokratëve, u tallën shkencëtarët dhe reagimi i dobët i administratës ndaj pandemisë u la në hije nga një mori gënjeshtrash. Mbështetësit e Trumpit bullizuan ata që mbanin maska, numri i të vdekurve u rrit frikshëm, teksa këta të fundit nuk patën as respektin më minimal nga një sharlatan i dashuruar me veten e tij dhe që pretendonte, përballë të gjitha provave për të kundërtën, se po e bënte sërish madhështore Amerikën.

Riparimi i dëmeve të shkaktuara nga këta njerëz në këto kohë, nuk do të jetë i lehtë. Unë mund të mos i shoh sa të jem gjallë. Mund të duhet një brez ose më shumë. Dëmi social i vetë pandemisë, frika nga jeta jonë e vjetër sociale, në bare dhe restorante, salla vallëzimi dhe stadiume sportive, do të kërkojë kohë për t’u zhdukur (edhe pse një përqindje njerëzish duket se nuk kanë më frikë).

Ne do të përqafohemi dhe puthemi sërish. Por, a do të shihen më filma në kinema? A do të ketë librari? A do të ndihemi mirë në vagonët e metrove të mbushura me njerëz? Dëmi social, kulturor dhe politik i këtyre kohëve, thellimi i përçarjeve tashmë të thella në shoqëritë e shumë pjesëve të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Indinë, do të zgjasin më shumë.

Nuk do të ishte e ekzagjeruar të thuhet se ndërsa i shohim nga afër ato hendeqe, kemi filluar që t’i urrejmë njerëzit në anën tjetër. Kjo urrejtje është e nxitur nga cinikët dhe ajo ushqehet pothuajse çdo ditë në mënyra të ndryshme. Nuk është e lehtë të shohësh se si mund të kapërcehet kjo humnerë, se si dashuria mund ta gjejë një mënyrë për ta bërë këtë. /“The Washington Post”/Në shqip nga: bota.al/

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

154 raste aktive me coronavirus në Kosovë!

June 23, 2022

Përplasje e ashpër midis Arianit Sllamnikut dhe doktorit shqiptar që vepron në Suedi, shkak, vaksinimi i detyrueshëm!

January 4, 2022

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID – nga sot shfrytëzimi i transportit publik vetëm me dëshmi vaksinimi!

December 6, 2021

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Kryeministri Kurti thotë se masat e reja anti-COVID i përgjigjen situatës së tanishme me pandeminë!

December 1, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.