Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka reaguar ndaj islamofobisë dhe ksenofobisë në Evropë.
Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Çavuşoğlu shkroi: “Racistët e ‘lodhur’ të Evropës e treguan sërish veten e tyre, kur të vërtetat u thuhen dhe u përplasen në fytyrë. Përpiqen të përfitojnë nëpërmjet islamofobisë dhe ksenofobisë.
“Ka ardhur koha që tashmë t’u thuhet ‘ndal’ politikanëve të llastuar me mentalitet fashist të Evropës”, ka shkruar Çavuşoğlu.