
Nëse jeni duke menduar të investoni në një çantë të re, atëherë ia vlen të konsideroni një stil që do t’i qëndrojë kohës, në vend të një modeli sezonal.
Për këtë, alternativa më e mirë është të shikoni modelet klasike:
Dior: është bërë shpejt një nga çantat më të njohura. Kjo çantë e cila tani është një element kryesor i koleksionit Dior – është e një madhësie që mban çdo gjë që doni.

Chanel: Një çantë Chanel konsiderohet gjerësisht një nga aksesorët më ikonikë në historinë e modës dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse.

Dolce & Gabana: Kjo çantë nga Dolce & Gabanna, ka të kombinuar hijeshinë, funksionalitetin dhe një histori: 5% e të ardhurave nga shitjet e çantave shkojnë drejt mbështetjes së kërkimeve shkencor.

Louis Vuitton : “NéoNoé” e Louis Vuitton është një ikonë e vërtetë e shtëpisë së modës që u krijua për herë të parë në vitin 1932 për të lejuar klientët të transportonin shampanjën e tyre me stil. Që atëherë ajo është shndërruar në një çantë që çdo i pasionuar duhet të ketë.
