Përbërësit:
1 petë sfoliatë
1/2 lakër e bardhë mesatare
1 qepë
2- 3 karrota (mesatare)
1 spec pikant
3 lugë gjelle uthull vere
1 degë selino (me gjethe)
70 ml vaj
200 gr djathë i bardhë
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Në një tigan me pak vaj kaurdisim qepën të grirë hollë dhe shtojmë lakrën e grirë. E përziejmë së bashku derisa lakra të ulë volumin e saj. Rregullojmë shijen me kripë. Grijmë karrotat hollë dhe i shtojmë te lakra, shtojmë pak spec pikant, vazhdojmë përzierjen dhe në fund shtojmë selinonë të prerë hollë bashkë me gjethet e saj.
E lëmë për pak minuta në zjarr dhe më pas e shuajmë me 3 lugë gjelle uthull vere. E largojmë tiganin dhe transferojmë perimet gjysmë të gatuara në një enë që të ftohen.
Shtojmë djathin e thërrmuar, piperin e zi dhe e përziejmë mbushjen duke e lënë mënjëanë.
Petën sfoljatë e hapim pak fare, e presim në katrorë me brinjë 12-15 cm. Vendosim nga një lugë mbushje në qendër të cdo katrori, bashkojmë copqat duke I lagur pak me ujë dhe duke I shtypur me pirun.
Kështu formojmë trekëndëshat. Një variant tjetër i po këtij byreku është forma e një strudeli të mbushur me lakër, perime dhe djathë. E pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius, për 15-20 minuta./Gazeta Mejdani/