Analisti Berat Buzhala, ka porositur kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin që mos të shkruaj statusa populist në Facebook pa e pyetur kryetarin e partisë, Isa Mustafa.
Buzhala ka thënë se Isa Mustafa është në dijeni për marrëveshjen e NATO’s me Kosovën, sa ishte kryeministër i Kosovës, andaj Vjosa Osmani mos të ngutet dhe të shkruaj statusa pa folur me shefin e partisë, Isa Mustafën dhe anëtarët e tjerë të partisë.
Ai ka thënë se statusi i fundit i Osmanit ishte populist dhe i pa konsultuar me LDK’në.
“Vjosa Osmani si kryetare e Kuvendit le të fol me kryetarin e vet, Isa Mustafa, le të flet me partinë e vet. A e ka ditë Isa këtë marrëveshje a jo? Le ta vet Vjosa e mos të na shet demagogji prej pozitës së lartë atje. Le të konsultohet me partinë e vet para se të shkruaj, sepse me dal qatje në emër të partisë e me shkru statusa populistë ja kena me trajtu temën ja skena me trajtu temën. Fol moj me Isa Mustafën, e pasi të merresh vesh me partinë, dil e shruaj sa të duash statusa”, tha Buzhala në T7