Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se vetëm dje në Kosovë janë arrestuar tre persona për dhunë në familje, raporton Express.
Rasti i parë është raportuar në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 21:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim të policisë.
Rasti tjetër, ndërkaq, është raportuar po ashtu në kryeqytet. Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshjeje një person e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, shkruhet në njoftim të policisë.
Rasti i tretë, ndërkaq, është raportuar në komunën e Fushë-Kosovës.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër k/Shqiptare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, shkruhet në njoftim të policisë. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post