Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Burimet e krizave politike të përhershme të Libanit!

September 3, 2020
5
SHARES
1.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Talha Kose

Pjesa më e madhe e analistëve e quajtën Çernobili i Libanit shpërthimin në portin e Bejrutit. Ky është çasti kritik, momenti i së vërtetës, që i jep shkelmin e fundit sistemit politik të kalbuar, jofunksional, të vendit.

Shkruan: Talha Kose

Paaftësia dhe shkujdesja e autoriteteve ngjan të jenë shkaqet e dukshme të shpërthimit që shkatërroi kryeqytetin e Libanit dhe portin e tij më të rëndësishëm. Por vendi është në paqëndrueshmëri dhe kaos më sistemor, rrënjët e së cilit janë në strukturën e sistemit politik të projektuar gjatë Mandatit të Sirisë dhe Libanit midis viteve 1923 dhe 1943, kur Franca ishte kujdestare e rajonit pas rënies së Perandorisë Osmane.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ishte i pari udhëheqës botëror që do ta vizitonte Bejrutin pas shpërthimit. Macron tha në fjalën e tij atje se sistemi politik duhej reformuar, e se struktura e korruptuar e vendit duhet ndryshuar për të tërhequr ndihmat dhe investimet e huaja. Ndërkohë që fjalët e tij janë të vlefshme dhe shumica e analistëve do të pajtoheshin me deklaratat e presidentit francez, ne megjithatë duhet të ngrejmë pyetjen se si erdhi në kaos të tillë sistemi politik libanez. Ajo çfarë ka më rëndësi, ne duhet të pyesim si të ndryshohet skema e tyre e prishur gjatë një kohe rrëmuje rajonale dhe me paqartësi të botës së pas Covid-19-s.

Sistemi i sektarizmit modern u institucionalizua gjatë Mandatit Francez, por unë nuk mendoj se presidenti francez ka ndonjë ide se si të integrohen të gjitha sektet dhe grupet etnike rreth të njëjtit plan. Macron-i dhe qëndrimi politik i vendit të tij në lidhje me Libanin mund të duartrokitet nga një prej fraksioneve të mëdha të shoqërisë libaneze. Udhëheqësit turq, iranianë apo sauditë mund të priten po ashtu me entuziazëm të ngjashëm në pak lagje të tjera të Bejrutit, por të gjithë aktorët e duartrokitur me pasion në disa pjesë mund të kundërshtohen në të tjera.

Probleme politike

Pakti Kombëtar i Libanit i vitit 1943institucionalizoi sistemin konfesional dhe mekanizmin e ndarjes së pushteteve në vend. Marrëveshja ishte e dobishme për pengimin e intervencionizmit të Mandatit Francez dhe frenimin e dëshirës së popullatës muslimane për t’u bashkuar me Sirinë. Megjithatë, rrjedhojë e paktit ishte institucionalizmi i konfesionalizmit, që çoi në strukturë të dobët dhe të copëzuar politike të Libanit. Pakti Kombëtar dhe sistemi konfesional, i bazuar në regjistrimin e popullsisë së vitit 1932, ishte problematik që në krye të herës. Akoma, janë francezët që u përpoqën ta mbajnë këtë strukturë disfunksionale për ta ruajtur pushtetin e tyre me shumicën kristiane asokohe të Libanit. Qeveria që sollën erdhi me autonomi dhe liri relative për grupet etnike dhe sektare, por e bëri në të njëjtën kohë Libanin shumë më të varur nga aktorët e jashtëm.

Sistemi politik libanez ka nevojë të reformohet; ky është një fakt i pamohueshëm! Por ne duhet të pranojmë gjithashtu se ai është i mbështetur në një strukturë sociale të brishtë dhe të copëzuar, e të prodhuar nga zgjedhjet e menduara të shumë aktorëve që ndërtuan qeverisjen e Libanit modern. Vendi u krijua prej në fillim që të jetë i dobët dhe artificial, për t’u shfrytëzuar kështu nga fuqitë e jashtme. Mandati i Sirisë dhe Libanit u orvat të krijojë një shtet me shumicë kristiane në Levant për të ruajtur ndikimin e vet afatgjatë në rajonin më të gjerë. Pakti politik nuk ishte rrjedhojë e konsensusit apo e negociatave të popullit libanez. Përndryshe, ishte një sistem i imponuar nga fuqitë e jashtme dhe i pranuar nga elitat politike lokale. Të njëjtën situatë dhe të njëjtin model kemi dhe në Marrëveshjen e Taifit të 1989-s, e cila e thelloi më tej konfesionalizmin që ndau vendin. Asnjë mekanizëm i mirëfilltë nuk u krijua për t’i ekuilibruar tendencat centrifugale të buruara nga këto copëzime.

Muıngojnë mekanizmat qënxisin angazhim e besnikëri brenda shoqërisë përtej caqeve sektare, dhe nuk ka patur formulim të rregullimit të përgjegjshmërisë. Problemi brenda Libanit nuk është thjesht hegjemonia e Hizbullahut mbi sistemin politik, ndërsa sfida e tyre shkon shumë më thellë dhe është shumë më sistemore, e shpesh është shmangur në retorikën e aktorëve të jashtëm.

Të gjithë aktorët e huaj i kanë shfrytëzuar në njëfarë mënyre dobësitë e Libanit. Irani e shfrytëzoi në të mirë të tij sistemin e dobët të sigurisë të Libanit kundër agresionit dhe ekspansionizmit izraelit. Sauditët i shfrytëzuan sunnitët dhe dobësitë në sistemin e tyre ekonomik. Franca përfitoi nga frikërat e kristianëve në vend. Izraeli pati dobi nga të gjitha problemet dhe ndarjet në vend. Regjimi sirian e shfrytëzoi mungesën e mekanizmave funksionues të sigurisë së Bejrutit dhe sektorin e dobët ushtarak. Shumë vende fqinje përfituan po ashtu nga struktura politike e lirshme dhe e qasshme e Libanit. Ky elasticitet ishte i dobishëm për popullin libanez në kohë paqeje dhe lulëzimi. Vendi tërhoqi financa, investime dhe turizëm. Parashikimet ishin sidoqoftë më të zymta për Libanin kur pasuritë nga nafta të Lindjes së Mesme erdhën në vend në vitet 1960 dhe teksa ai lëvizi në drejtimin e normalizimit pas luftës civile. Duhet patur parasysh se Libani ka përjetuar stabilitet vetëm në periudha të rralla.

Problemet dhe dobësitë e Libanit janë strukturore, e jo të lidhura me situata. Megjithëkëtë, faktorë funksionalë, si kriza e Covid-19-s, rënia ekonomike dhe vërshimet e refugjatëve, po e thellojnë më tepër cenueshmërinë e Libanit karshi goditjeve të brendshme dhe të jashtme. Prandaj është e vështirë të trajtohen problemet sistemore në Liban dhe dobësitë e tij pa nisjen e përpjekjeve për stabilizim dhe paqe në tërë rajonin. Gjendja aktuale në Levant duket si e çrregullimit paravestfalian të Luftës së Tridhjetë Viteve. Aktorët kryesorë ndërkombëtarë nuk janë të interesuar të marrin përgjegjësi për t’i dhënë fund këtij problemi të ndërlikuar. Nëse qeveritë e huaja përpiqen të diktojnë një tjetër sistem artifical që vështirë se mund të mbahet me vullnetin e njëmendtë të popullit libanez, atëherë gjendja mund të kthehet në një fazë tjetër zhgënjimi. Do të ishte e vështirë të shuhet zjarri në Liban pa fikur flakët që mbulojnë të gjithë rajonin.

ShareTweet

Related Posts

Emiratet e Bashkuara Arabe ndalojnë dhënien e vizave për qytetarët e 13 vendeve muslimane, përshirë Turqinë!

November 25, 2020

Shpërthim i sërishëm në Bejrut, portin e ka kapluar zjarri!

September 10, 2020

Mbi 15 miliardë dollarë dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi në Bejrut!

August 13, 2020

Në pronësi të kujt ishte lënda kimike që shpërtheu dhe shkatërroi Bejrutin?

August 12, 2020

Jep dorëheqje qeveria e Libanit!

August 10, 2020

Libani, ngjarjet dhe faktorët që ndikuan në krijimin e tij si shtet!

August 10, 2020
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.