Përbërësit:
– 2 filxhanë miell,
– 1 filxhan miell misri,
– 1 filxhan ujë,
– Gjysmë filxhani qumësht,
– 1 lugë vaj ulliri,
– 1 lugë mjaltë,
– Një lugë e vogël kripë,
– 1 qese tharmë
Përgatitja:
Miellin e misrit përzieni me qumësht të vakët dhe me ujë, lëreni të qëndrojë afro dhjetë minuta.
Shtoni tharmin, vajin, mjaltin dhe pjesën e mbetur të miellit, dhe ngjisheni deri sa të bëhet brumë i lëmuar.
Lëreni të qëndrojë një orë dhe ngjisheni sërish.
Formoni bukën dhe qitni në tepsi.
Lini të qëndrojnë derisa furra të ngrohet në 230 gradë.
Lëreni të piqet 5 minuta në 230 gradë, pastaj uleni temperaturën në 200 gradë. Piqeni edhe 25 minuta.
Nxirreni dhe mbulojeni me leckë.
Kur të ftohet mund të kënaqeni me bukën tuaj të shijshme, – transmeton
Discussion about this post