Botuesi Emin Azemi ka analizuaar faktorët që sollën fuqizimin e votës shqiptare në Maqedoni. Sipas tij, edhe lideri I VV-së, Albin Kurti ka pasur ndikim në këtë rritje.
Postimi i plotë në Facebook:
Ka shumë faktorë, por tani për tani mund të përmenden tre, katër prej tyre që ndikuan në fuqizimin e votës së shqiptarëve në këto zgjedhje (32 mandate deputetësh)
Retorika nacionaliste e Zaevit, fshirja e afro 300 mijë votuesve fiktiv nga listat zgjedhore dhe ndikimi i VV (A.Kurtit) – ishin faktorët vendimtarë për këtë fitore spektakolare te shqiptarëve në zgjedhjet e djeshme….
1.Zaevi, me dikursin e tij antishqiptar, mobilizoi dhe iritoi shqiptarët brenda dhe jashtë LSDM-së, ndërkohë që
2. pastrimi i listave zgjedhore nga votuesit fiktivë, që ka prodhuar mandate pa meritë në kampin politik maqedonas, ndikoi në uljen e numrit të mandave të tyre. Në instancë të fundit kjo mund të përkthehet tërthorazi edhe si rritje të mandateve shqiptare.
3.Ndikimi i VV(A.Kurtit) nuk ishte esencial, por te një pjesë e elektoratit të papërcaktuar dhe të ‘fjetur” ky ndikim ishte i prekshëm. Kështu, të paktën, flasin disa indikacione nga terreni.
4. Dalja më e ulët e votuesve maqedonas, ndikoi përgjithësisht në reduktimin e mandateve brenda kampusit të tyre
Një shumatore e përgjithshme e bilancit të fundit zgjedhor tregon se BDI po rikthet në pozicionet e dikurshme, që i kishte para 2, 3 cikleve zgjedhore, kurse opozitarët shqiptarë (kuptohet pa “liderin e opozitës”) po shënojnë ngritje. Votuesit e këtij kampi dikur ishin mbështetës (më pak) të BDI-së dhe ( më tepër) të PDSH-së, por në këto zgjedhje dolën të jenë edhe të zhgënjyerit nga demagogjia populiste e Zaevit dhe disa këshilltarëve të tij.
Por ky triumf i votës shqiptare nuk do të kishte kuptim, nëse në të ardhmen nuk punohet që një vullnet i tillë politik të menaxhohet në disa aspekte.
E para, në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët të koncentrojnë fuqinë politike dhe të mblidhen rreth një PLATFORME KONSENSUALE PËR PROBLEME TË PËRBASHKËTA, dhe
e dyta, të krijojnë dy opsione afatgjata politike, ku njëri opsion do të ishte gjithmonë korrigjues ose ‘gardian’ i devijimeve eventuale në politikbërjen e shqiptarëve të Maqedonisë.
Politika shqiptare në Maqedoni devinitivisht ka nevojë për një senat të vetin (opsioni i dytë, opozita) që do ta mbikqyrte në vazhdimësi procesin e vendimmarrjeve politike.