Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Bota Sot: Kjo është garda e re e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, që do e tmerrojë SHIK-un!

October 14, 2019
9
SHARES
11
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
LDK Garda

Lidhjen Demokratike të Kosovës, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do ta përfaqësoj garda e re e saj.

Veteranët e deri djeshëm të kësaj partie politike, tashmë po zëvendësohen nga populli me emra të rinj, të zgjuar e punëtor, por edhe të dalluar për nga veprimtaria e tyre familjare për çështjen kombëtare.

Pra, Lidhja Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet me emra të rinj në Kuvendin e Kosovës në këtë legjislaturë që ka dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Për herë të parë, disa emra dhe figura të njohura e shumë të rëndësishme të LDK-së nuk do të jenë në Kuvendin e Kosovës, ata kanë mbetur jashtë Kuvendit jo pse kanë lëshuar rrugë, por se kanë humbur nga të rinjtë e LDK-së.

E deputetë të rinj në këtë legjislaturë do të jenë, shumë i respektuari Fetah Rudi, ndaj të cilit është kryer një atentat, por që fatmirësisht ka mbetur gjallë, dhe tash do të përballet në Kuvendin e Kosovës ndoshta edhe me urdhërdhënësit e vrasjes së tij.

Njëjtë sikurse Rudi, në këtë Kuvend do të jenë pjesëmarrës edhe Besian Mustafa, djali i veprimtarit të shquar Xhemajl Mustafës, pastaj Shkëmb Manaj, djali i veprimtarit tjetër të LDK-së, Shaban Manaj.

Përveç tyre, pjesë e të rinjve në Kuvendin e Kosovës nga LDK-ja, është edhe Marigona, vajza e Gani Gecit, ndaj të cilit është kryer poashtu atentat, por që edhe ky i fort si guri, ashtu sikurse Fetahu, shpëtoi i gjallë.

Gjithashtu, në këtë Kuvend, do të jenë edhe Armend Zemaj, familjari i kolonelit Tahir Zemaj, si dhe Doruntina Malokut, vajza e veprimtarit tjetër të LDK-së, Enverit.

Gazeta “Bota sot”, ka tentuar të marrë nga një përgjigje prej Manajt dhe Mustafës, se sa do të bëjnë përpjekje për zbardhjen e vrasjeve politike që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve dhe veprimtarëve të LDK-së, konkretisht baballarëve të tyre, mirëpo nuk kemi marrë përgjigje prej tyre.

Megjithatë, në këtë legjislaturë të Kuvendit të Kosovës, si asnjëherë më parë kemi familjarë të zyrtarëve të vrarë dhe atyre që shpëtuan nga atentatet e dorës së zezë në Kosovë.

Tash si kurrë më parë, me formimin e Qeverisë së re, LVV-LDK, mund të arrihen iniciativa të mëdha për zbardhjen e vrasjeve të zyrtarëve të LDK-së, veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, por edhe një hetim i shumë përfolur për veprimtarinë e SHIK-ut.

Kush është Besian Mustafa?

Besian Mustafa ishte Kryeshef i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje te Ndërmarrjeve KIESA, punoi si udhëheqës në menaxhimin e investimeve dhe riskut në bankat komerciale të Kosovës dhe kontribuoi në themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Mustafa është i shkolluar në SHBA. Diplomë të Shkollës së Mesme në Ilionis të SHBA-së, Bachelor i Shkencave në drejtimet financa dhe kontabilitet në Pensilvani dhe Master në Administrim të Biznesit në New York.

Më poshtë biografia e Shkëmb Manaj:

Manaj ka mbaruar studimet themelore dhe studimet postdiplomike të nivelit master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Fakultetin Juridik të Universitetit Evropian të Tiranës, Drejtimi i të Drejtës Publike, me temë të disertacionit “Shërbimi Civil në shtetin e Kosovës 1999-2012” me udhëheqës mentorial prof. Dr. Ferit Duka.

Ka filluar karrierën në shërbimin civil në tetor të vitit 2007 në Ministrinë e Administratës Publike, respektivisht në Departamentin e Administrimit të Shërbimit Civil në pozitën e Zyrtarit të Lartë për Menaxhimin dhe Koordinimin e Reformës se Administratës publike në Kosovë.

Në shkurt të vitit 2009 është zgjedhur Drejtor i Departamentit të Administratës Qendrore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Nga tetori i vitit 2010 e deri në janar 2011 e ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së.

Duke pas për bazë, kualitetet profesionale, në nëntor të vitit 2012, Sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, e transferoj nga pozita e Drejtorit të Departamentit të Administratës Qendrore në pozitën e Drejtorit të Departamentit Ligjor në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pozitë të cilën e ushtron deri me datën 13.12.2013,  kur Kuvendi i Republikës së Kosovës, me votim të fshehtë e zgjedhë Anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Është i martuar dhe është baba i dy vajzave. Jeton në Prishtinë.

Share9Tweet

Related Posts

Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja s’e votojnë marrëveshjen midis Kosovës dhe SHBA-ve!

December 30, 2021

Isa Mustafa s’mund ta harrojë dot humbjen e 14 shkurtit: Sivjet në dimër do nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!

December 23, 2021

Ofenduese/ Isa Mustafa e sulmon Presidenten Osmani në baza personale!

December 20, 2021

Përparim Rama e pranon botërisht: Kam la enë në Londër!

November 17, 2021

Isa Mustafa sulmon rëndë Vetëvendosjen: Janë mashtruesë, ‘Guxo’ ka mbetur kurkund!

November 16, 2021

LDK në Gjilan pëson humbje të rëndë, mposhtet Lutfi Haziri, fiton Alban Hyseni!

November 14, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.