Sot përfundon marrëveshja për korridorin e grurit!
Kremlini zyrtar sot ka lëshuar këtë deklaratë. “Nëse kushtet e Rusisë pranohen, marrëveshja mund të nlnshkruhet sërish, përndryshe, s’ka grurë për botën”.
Vendet perëndimore kanë thënë se sanksionet ndaj Rusisë nuk mund të lehtësohen as edhe për çështjet e ushqimit dhe plehrave. Kjo i bjen se bota mund të kërcënohet nga mungesa e bukës dhe të shkaktohet krizë urie në vendet në zhvillim.
Për të zvogëluar ndikimin rus ndaj Ukrainës në çmimet globale të ushqimeve, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia, Turqia dhe Ukraina nënshkruan Marrëveshjen e Korridorit të grurit me një ceremoni të mbajtur në Stamboll më 22 korrik 2022. Marrëveshja, skadoi sot (17 korrik).