Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Bota pas Trumpit!

November 16, 2020
17
SHARES
5.4k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Opinion

Aleatët e Amerikës duhet të mirëkuptohen nëse janë konfuzë, se ku po shkon politika e jashtme amerikane. E, kush nuk është, duke pasur parasysh sjelljen e shkujdesur të presidencës së Donald Trumpit? Gjatë tri viteve të fundit, Trumpi ka mbjellë kaos dhe politika e tij e jashtme, nëse mund të quhet ende e tillë, solli një kuptim të ri të mungesës së koherencës.

Shkruan: Kent Harrington

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, do të jetë më i mirë. Por, a e ka ndryshuar Trumpi aq shumë Amerikën, saqë bota nuk mund të shpresojë që ajo të jetë sërish normale? Trumpi pati jo vetëm një “flirt” me diktatorin e Koresë së Veriut të armatosur me armë bërthamore, por ai mbajti raporte të ngrohta me presidentin rus Vladimir Putin, një njeri që po zhvillon një luftë të hapur politike ndaj Perëndimit. Ai mbështeti gjithashtu Brexit-in dhe i keqtrajtoi aleatët evropianë të Amerikës. Në Konferencën vjetore të Sigurisë së Munihut në vitin 2020, presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai gjerman Frank-Walter Steinmeier, e pranuan se Trumpi e kishte dëmtuar rëndë aleancën transatlantike Mesazhi i tyre ishte i qartë: Nëse Trumpi fitonte një mandat të dytë, partneriteti historik që ka formuar prej kohësh “Perëndimin” gjeopolitik, nuk do të ishte më kurrë i njëjti. Liderët e matur të botës po përgatiteshin për më shumë paqëndrueshmëri dhe pasiguri, nëse Trumpi do të arrinte të rizgjidhej në detyrë.

Natyrisht, Franca dhe Gjermania kanë shumë arsye për të mos qenë dakord me Shtetet e Bashkuara, qoftë mbi marrëdhëniet tregtare, qasjen e moderuar të Macronit ndaj Kremlinit, apo qasjen relativisht më pak konfrontuese të të dyja vendeve me Kinën. Por, në Paris dhe Berlin, si kudo tjetër në Evropë, reagimi ndaj Trumpit nuk ishte vetëm ndaj bullizmit të tij, apo taktikave tregtare dhe atyre përçarëse. Evropianët e panë se administrata e tij po ndiqte një kurs që hodhi poshtë marrëdhënien e sigurisë transatlantike dhe rolin e saj qendror në angazhimin global të SHBA-së në përgjithësi.

Bideni do të heqë dorë nga një unilateralizëm i pakufizuar. Por, edhe me një qasje të re, dëmi që ka shkaktuar Trumpi nuk do të riparohet kollaj, apo të ndryshojë pikëpamjet e udhëheqësve evropianë, se kontinenti do të duhet të sigurojë gjithnjë e më shumë veten e tij.

Trajtimi që u bëri Trumpi aleatëve të ShBA-së në Azi, u ka dhënë evropianëve paralajmërimin e mjaftueshëm për t‘u përgatitur për më shumë përkeqësim të marrëdhënieve të sigurisë. Pavarësisht kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut dhe fuqisë në rritje të Kinës, Trumpi u përpoq t’i shndërrojë aleancat thelbësore të Amerikës me Korenë e Jugut dhe Japoninë në një marrëdhëniet të tipit “paguajë që të përfitosh”.

Fatmirësisht, Bideni e kupton atë që Trumpi nuk e bëri: që paktet e mbrojtjes amerikane me këto dy vende e kanë mbështetur stabilitetin në Azinë Lindore për 70 vjet, duke i dhënë shumë përfitime ShBA-së. Trumpi i pa që të dyja marrëdhëniet si “marrëveshje të këqija” dhe Bideni do të duhet t’i bindë amerikanët të distancohen nga diplomacia transaksionare e Trumpit.

Koreja e Jugut dhe Japonia mund të dëshmojnë faktin se “Amerika e Para” nuk ishte thjesht një parullë. Me Marrëveshjet e Mbështetjes së Vendit Pritës, Trumpi kërcënoi vazhdimisht të tërhiqte forcat amerikane nga të dyja vendet nëse ato nuk paguanin më shumë mbi atë që ai e quajti mbrojtje amerikane. Në fakt, Koreja e Jugut dhe Japonia tashmë ndajnë kostot e ndërsjella të mbrojtjes së tyre. Seuli paguan më shumë se 40 për qind të kostove operative të forcave amerikane të stacionuara atje. Ai gjithashtu mbuloi 92 për qind të kostos prej 10.7 miliardë dollarësh të zhvendosjes së komandës amerikane tek ambientet e reja jashtë Seulit dhe bleu pajisja të reja ushtarake amerikane me vlerë miliarda dollarë. Nga ana e saj, edhe Japonia jep dy miliard dollarë në vit për të mbështetur 54 mijë trupat amerikane në vend. Ajo blen 90 për qind të pajisjeve të saj ushtarake nga kompanitë amerikane dhe ka dhënë 19.7 miliardë dollarë (77 për qind të kostove në total) për ndërtimin e tri bazave kryesore. Nëse këtyre i shtojmë rrjedhjet e informacionit, që flasin për tërheqjet e mundshme të trupave amerikane dhe njoftimin në korrik se 12 mijë trupa amerikane do të largohen së shpejti nga Gjermania, atëherë është e qartë se administrata Biden do të duhet jo vetëm të hartojë një strategji të re negociuese por edhe të ripohojë garancinë e sigurisë së ShBA-së ndaj aleatëve.

Mjerisht, trashëgimia e keqe e Trumpit do t’i mbijetojë largimit të tij. Me gjithçka, nga kujdesi shëndetësor tek ndryshimi i klimës që kërkon vëmendjen e Bidenit, politika e jashtme amerikane është e sigurt se do të ketë një prioritet dytësor në krahasim me përparësitë e brendshme.

Për aleatët e ShBA-së, durimi do të mbetet një virtyt. Për të ndrequr gabimet e viteve të Trumpit do të duhet kohë. Siç e pati thënë të paktën që nga viti 1990, Trumpi donte të reformonte angazhimin e Amerikës në mbrojtjen e aleatëve dhe të ndryshonte rrënjësisht rolin e saj në botë. Trumpi mund të jetë një gënjeshtar patologjik, por mbi këtë çështje ai e mbajti fjalën. /Burimi: “Project Syndicate”/Në shqip nga: Bota.al/

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Biden zbulon tri arsyet se pse kandidoi për president të SHBA-së!

October 22, 2021

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë!

October 18, 2021

Pengmarrja e trefishtë e Kosovës!

October 17, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.