Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Ballkan

Borrell gjatë qëndrimit në Beograd thotë se Kosova dhe Katalonia nuk janë të njejta!

February 1, 2020
13
SHARES
334
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
josep borell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, gjatë qëndrimit në Beograd, ka thënë se Kosova nuk duhet krahasuar me Kataloninë.

Borrell me bindje socialiste, njihet si një kundërshtar i separatizmit katalonaz dhe përkrahës i unitetit të Spanjës, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, ish-ministri i Jashtëm i Spanjës, në një intervistë për RTS ka thënë se ai duhet ta harrojë pozicionin që ka pasur në një shtet që nuk e njeh Kosovën dhe të mbrojë pozicionin e tij europian.

“Unë kam qenë Ministri i Jashtëm i Spanjës, një vend që nuk e njohu pavarësinë e Kosovës për arsye të tij. Unë nuk jam më koka e diplomacisë spanjolle dhe kam një përgjegjësi ndaj Europës dhe duhet të harroj pozicionin e vendit tim dhe të mbroj pozicionin tim europian. Le të përpiqemi të bëjmë maksimumin që mundemi për të lehtësuar dialogun. Do të punoj për atë. Njerëzit duhet të kuptojnë se kur punoni në një nivel europian, nuk mund të monitoroni pozicionin e vendit tuaj”.

Ai gjithashtu ka thënë se rruga e Serbisë dhe Kosovës drejt BE-së do të rrezikohet nëse dy palët nuk ulen për të dialoguar. Borrell shtoi se në këtë drejtim të gjithë duhet kontribuar, përfshirë edhe SHBA-të.

“Ne kemi nevojë për të nisur dialogun dhe i takon Bashkimit Europian të ndihmojë në këtë drejtim. Unë mendoj se duhet të jemi aktivë. Nëse asgjë nuk është bërë, problemi do të mbetet i pazgjidhur dhe rruga e Serbisë dhe Kosovës drejt Bashkimit Evropian do të rrezikohet. Unë e di se muajt e fundit, tensionet janë rritur midis dy palëve kur bëhet fjalë për tarifat dhe aktivitetin diplomatik. Ne kemi nevojë për të ulur tensionin, për t’u rikthyer në një situatë ku dialogu është i mundur. Për ne në Bashkimin Europian është një investim, ne nuk po e bëjmë atë për veten tonë, por për pajtimin dhe paqen. Ne do të donim që kjo të ndodhte në Ballkanin Perëndimor”.

Sa i përket ndërmjetësimit të SHBA-së përmes Emisarit të Donald Trump, Richard Grenell, Përfaqësuesi i BE-së tha se duhet bashkëpunim për të arritur rezultat. Megjithatë, ai doli kundër mendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ekonomia është gjithçka.

“Ne nuk garojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë mendoj se ekonomia është gjithçka për Presidentin Trump, por politika është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ky nuk është një problem ekonomik, por edhe nga një këndvështrim ekonomik, Bashkimi Europian ka investuar shumë para si në Serbi ashtu edhe në Kosovë, shumë më tepër sesa Shtetet e Bashkuara. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë dhe ta ndihmojmë. Ne nuk konkurojmë me ta”.

“Të gjithë duhet të kontribuojnë në procesin e dialogut dhe një ditë mund të jenë marrëdhënie normale midis njerëzve në Ballkanin Perëndimor, siç është sot në Bashkimin Europian, ku kufijtë janë të padukshëm. Mund të jetë një ide e mirë të kesh një të Dërguar Special për Dialogun Beograd-Prishtinë, dikush që e njeh mirë rajonin, që është një diplomat me përvojë, që ka besimin tim dhe aftësi të forta, sepse ky është një problem që duhet të trajtohet në baza ditore dhe jo herë pas here që dikush të vjen nga Berlini dhe Brukseli për të thënë diçka. Ai duhet të jetë plotësisht i përkushtuar për këtë derisa të arrihet marrëveshja”.

Share10Tweet

Related Posts

Shpërthim i tmerrshëm në Beograd, shtohet numri i viktimave dhe të plagosurve!

November 23, 2021

Ish-ministri britanik: Shpresoj që Hill të vendosë një hartë të Kosovës së pavarur në zyrën e tij!

October 15, 2021

Deklarata skandaloze e Borellit, Skënder Hyseni: Penallti kundër Kosovës, në minutën e 90 të ndeshjes!

October 14, 2021

BE i përgjigjet Kurtit: Nuk do të ketë proces të ri, por vetëm vazhdim të dialogut!

June 15, 2021

Borrell para takimit Kurti-Vuçiq: E dimë se dy dialog nuk do të jetë i lehtë, por është rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së!

June 15, 2021

Le Canton27.ch zvicerane: Ish-presidenti Katalonjas Carles Puigdemont në Gjeneve i bën thirrje Spanjës ta njohë Kosoven!

March 31, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.