
Boksieri amerikan, Deontay Wilder, ka mbrojtur titullin e kampionit botëror të peshave të rënda në kuadër të Këshillit Botëror të Boksit (WBC) duke nxjerrë nokaut kubanin Luis Ortiz.
24.11.2019 ~ 25.11.2019

Në ndeshjen e zhvilluar në “MGM Grand Garden Arena” të Las Vegasit, 34-vjeçari Wilder e mposhti kundërshtarin e tij me nokaut në raundin e shtatë.
Wilder e mbrojti titullin e kampionit botëror për herë të dhjetë dhe në këtë mënyrë jo vetëm që la mbrapa boksierë të famshëm si Mike Tyson, Lennox Lewis dhe Joe Frazier, të cilët e kanë mbrojtur titullin nga nëntë herë secili, por edhe barazoi legjendën e boksit Muhammad Ali.
Rekordin për më shumë mbrojtje të titullit kampion e mban një tjetër boksier amerikan, Joe Luis, me 25 herë. Pas tij radhiten amerikani Larry Holmes me 20 herë dhe ukrainasi Wladimir Klitschko me 18 herë.
Wilder ngelet i pamposhtur në karrierën e tij. Ai ka 42 fitore (41 me nokaut) dhe një barazim në gjithsej 43 takime./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post