
Regjisorja Blerta Neziraj është nderuar me çmimin për regjisoren më të mirë për shfaqjen “Pesë stinët e armikut të popullit” e cila është prodhimi i fundit i Qendrës Multimedia.
Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “Othello” u mbajt nga data 3 deri më 8 nëntor në Gostivar të Maqedonisë së Veriut. Përgjatë pesë ditëve, në kuadër të këtij festivali u organizuan një varg aktivitetesh si dhe shfaqje të ndryshme rajonale e ndërkombëtare.
Qendra Multimedia u prezantua me shfaqjen “Pesë stinët e armikut të popullit” me regji të Blerta Nezirajt e tekst të Jeton Nezirajt, aktorë: Armend Smajli, Shpetim Selmani, Verona Koxha, Egzona Ademi, Kushtrim Qerimi dhe Afrim Muçaj si dhe muzicientë: Tomor Kuçi, Arbër Salihu dhe Drin Tashi.
Nga ky festival ata nuk dolën pa një çmim, për të cilin e falënderojnë festivalin. / Gazeta Mejdani/

Discussion about this post