Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë se partia që ai përfaqëson iu është përmbajtur premtimit të dhënë në fushatën e kaluar zgjedhore, për një të punësuar në secilën familje.
Sherifi në Klan Kosova, tha se ka rreth 27 mijë të rinj të cilët kanë arritur të punësohen sipas programit të dhënë të këtij subjekti në procesin e kaluar zgjedhor.
”Përmes Ministrit Reçica, kemi arritur që një numër të madh të premtimeve që janë varur vetëm nga ministri të realizohen”.
”Ne kemi premtuar atëherë të angazhohemi një familje një të punësuar përmes Ministrisë së Punëve dhe Mirëqenies Sociale rreth 27 mijë të rinj dhe të reja kanë kaluar përmes ndërmjetësimit të kësaj ministrie dhe janë punësuar qoftë në shërbim publik qoftë në privat. Në statistika 23 apo 24 mijë të rinj e të reja janë punësuar përmes ndërmjetësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale”.
”Janë përmirësuar në shumë sfera kushtet e punës. Janë përgatitur ligji i Lehonisë dhe ligji i Punës por nuk kemi arritur të gjejmë mbështetje nga partnerët e koalicionit për t’i shtyr ato përpara. Po të mos kishte rënë kjo Qeveri do të ishte realizuar edhe paga minimale. Ministri Reçica ka bërë një mori masash që të përmirësohen kushtet. Ministri një kohë të gjatë ka dhënë edhe urdhëresë për të zbatuar këto masa”.
”Në shumë ministri ka shumë mosrespektim. Ky është një proces i vazhdueshëm dhe Qeveritë në të ardhmen do të ketë probleme të mëdha në moszbatimin e kritereve. Rëndësi ka qe asnjë veprim nuk është bërë jasht ligjit”./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post